Lajme
Shtohet interesimi i serbëve për targat RKS dhe KS
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Sasha Rasiq, ka thënë se më shumë se 1000 serbë kanë paraqitur kërkesat për riregjistrimin e automjeteve të tyre, dhe në vend të targave serbe të marrin ato të Republikës së Kosovës (KS dhe RKS).
Rasiq ka thënë se komisioni kompetent nga e hëna do të fillojë shqyrtimin e kërkesave për dhënien e targave të Kosovës dhe patentë shoferëve.
Sipas tij, deri më 11 korrik 1 105 serbë nga të gjitha viset e Kosovës kanë bërë kërkesën për ri regjistrimin e automjeteve të tyre dhe në vend të targave të vjetra të lëshuar në Serbi, të marrin ato “KS” ose “RKS”.
“Afati për ri regjistrim do të vazhdojë, kërkesat do të pranohen, kurse komisioni do të shqyrtojë aplikimet për ri regjistrim të automjeteve” , tha Rasiq për agjencinë serbe “Tanjug”.
Në kuadër të afatit shtesë do të mund të mund të ri regjistrohen automjetet të cilat janë regjistruar deri më 15 nëntor të vitit 2011, kurse për automjetet e regjistruara pas kësaj date do të duhet të paguhet zhdoganimi i tyre në Doganat e Kosovës.
Ndërsa kur bëhet fjalë për veriun e Kosovës, ku vazhdojnë të lëshohet targa nga MPB e Serbisë me akronimet e qyteteve të Kosovës, zyrtarët e MPB të Kosovës thonë se për këtë pjesë të Kosovës është përgjegjës EULEX-i që të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel lidhur me këtë çështje.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026











