Futboll
Trajneri gjerman paralajmëron: Mos i nënçmoni kosovarët!
Përfaqësuesja gjermane e U21 të martën do të luajë me bashkëmoshatarët e tyre të Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e KE 2019. Trajneri gjerman paralajmëron lojtarët e tij nga të rinjtë kosovarë, shkruan "focus.de".
Kjo është ndeshja e parë mes Gjermanisë dhe Kosovës në Grupin e 5, ku kryeson Gjermania me 15 pikë, ndërsa Kosova renditet e treta me dhjetë pikë po aq sa Irlanda. Trajneri Stefan Kuntz paralajmëron skuadrën pas fitores kundër Izraelit 3:0. “Norvegjia ishte në avantazh 2:0 dhe më pas humbi 2:3. Detyra e parë do të jetë se të rinjtë janë tërësisht të përqendruar dhe nuk do të mendojnë se janë në shëtitje, sepse ndodhen për herë të parë.”
Portier i gjermanëve do të jetë Florian Müller, i cili do të debutojë në Mitrovicë. Ndërsa për shkak të lëndimeve do mungojnë Thilo Kehrer (Schalke 04) dhe Timo Baumgartl (VfB Stuttgart). Në ndeshjen e parë Kosova humbi minimalisht pas golit të Maximilian Eggestein.
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës Në prag të çerekfinales me Argjentinën, Canal26 i kushton një profil të veçantë kapitenit shqiptar, duke... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut














