Lajme
Minatorët e “Trepçës” hyjnë në ditën e dytë të grevës
Minatorëve të flotacionit në Stantërg, sot u janë bashkuar edhe ata të minierave të Kishnicës dhe Artanës
Greva e minatorëve të “Trepçës” ka hyrë në ditën e dytë, ndërsa minatorëve të flotacionit në Stantërg, sot u janë bashkuar edhe ata të minierave të Kishnicës dhe Artanës. Ata po kërkojnë anulimin e emërimit të drejtorit të përkohshëm nga ana e Agjencisë për Privatizim (AKP), e cila ligjërisht është titullare e resurseve të “Trepçës”.
Ata janë duke pritur përmbushjen e kërkesave të tyre, ndërsa Sindikata e Pavarur e Minatorëve pas takimit urgjent dhe shqyrtimit të gjendjes më të re të krijuar në ndërmarrje, ka dalë me vendim se minatorët nuk e njohin vendimin e AKP-së për emërimin e Eset Ujkanit si ushtrues të detyrës së menaxherit të “Trepçës”.
Minatorët kanë propozuar tre emra tjerë që sipas tyre e njohin punën e minierave: drejtorin e Departamentit për Miniera dhe Zhvillim, Halil Qela, drejtorin e flotacionit në Tunelin e Parë, Miftar Hyseni dhe drejtorin në minierën e Stantergut, Beqir Maliqi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha












