Lajme
Tensionohen raportet Greqi-Maqedoni
Greqia ka ndërprerë pa paralajmërim linjat hekurudhore për në Maqedoni
Mosmarrëveshjet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë që kanë filluar për emrin, janë intensifikuar edhe më shumë. Është Athina zyrtare ajo që iu është kundërpërgjigjur Shkupit zyrtar, duke ia ndaluar qarkullimin e trenave nëpër Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, pa asnjë paralajmërim.
Këtë lajm të cilin e raporton INA, e kanë konfirmuar zyrtarë nga ndërmarrja Hekurudhat e Maqedonisë, që përmes një komunikate janë informuar nga autoritetet e hekurudhave greke se transporti hekurudhor ndërshtetëror midis dy vendeve do të jetë i ndërprerë gjatë dhjetë ditëve të ardhshme.
Ndryshe, sipas medieve maqedonase, linja sezonale Shkup – Selanik – Shkup ka qenë e vetmja aktive ndërmjet dy vendeve.
Ndërkaq një incident tjetër po ashtu ka ndodhur në hekurudha, në relacionin Manastir-Shkup, ku disa persona e kanë gjuajtur me gurë trenin në afërsi të Draçevës. Sipas informatave janë thyer xhamat e kabinës dhe është lënduar makinisti, i cili ka kërkuar ndihmë në Qendrën Spitalore në Shkup.
Ndryshe Greqia dhe Maqedonia nuk kanë raporte të mira fqinjësore për shkaka të emrit. Shteti helen refuzon ta njoh Maqedoninë me këtë emër për shkaka të kaluarës historike, ndërsa Shkupi zyrtar ka hezituar t’ia ndryshojë emrin shtetit. Kjo çështje ka ndikuar që Greqia ta bllokojë perspektivën evropiane të Maqedonisë dhe ta zvarritë hyrjen e saj në NATO.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












