Lajme
Hetuesit pas krimit të veshkave në Kosovë
Der Spiegel hulumton “dhuruesit” e veshkave
Në rastin e klinikës “Medicus” në Prishtinë, sipas “Der Spiegel” rrjeti kriminal i transplantit të veshkave është i dokumentuar mirë.
Klinika mjekësore “Medikus” në Prishtinë, sërish ka qenë objekti i një “top teme” që e ka trajtuar revista javore gjermane “Der Spiegel” në numrin e fundit. Tre gazetarë hulumtues gjerman kanë botuar një shkrim të detajuar lidhur me krimin ndërkombëtar të organeve, ndërsa Kosova ka qenë kulmi i këtij shkrimi.
Autorët Arndt Ginzel, Martin Kruashaar dhe Steffen WinteHetuesit paraqesin rastin e një fabrikanti gjerman dhe të një emigranteje ruse, e cila tregon se si të sëmurët e pasur zgjasin jetën në kurriz të të varfërve. Ata thonë se hetuesit e BE-së po ndjekin kanalet e trafikut me organe.
Në shkrimin e “Der Spiegel” citohet emigrantja varfanjake ruse, Vera Shevdko, e cila e ka shitur veshkën e saj për disa mijëra euro. Sipas autorëve gjerman, rrallë herë dihen burimi i dhënies dhe marrjes së orgfnave, ndërsa shumësen e herave ajp zhvillohet në konspiracion të thellë.
Në rastin e klinikës Medicus në Prishtinë, sipas “Der Sipiegel” të cilin e raporton DW, rrjeti kriminal është i dokumentuar mirë.
Ata citojnë edhe prokurori e EULEX-it, Jonathan Ratel i cili, sipas tyre, është i bindur se në spitalin me pronar gjerman transplantuesit e paskrupull kanë marrë 20 deri 30 veshka dhe ia kanë implantuar të sëmurëve, që janë në gjendje të paguajnë. Ndërmjetësuesi, siç ka thënë ai, ishte nga Izraeli, blerësit e organeve nga e gjithë bota, ndërsa kirurgu nga Turqia.
“Dhuruesit e veshkave, nëse mund të quhen “dhurues”, vijnë nga Stambolli, nga Kisinau në Moldavi, apo ishin njerëz, që kanë emigruar para pak kohësh në Izrael. Sistemi ka mundur të funksionojë, sepse mjekët kosovarë dhe punonjësit e administratës i kanë mbuluar”, ka thënë Ratel.
Ndryshe, siç thuhet në revistë, “Der Spiegel” ka ndjekur gjurmët e mafies së organizuar nga klinika “Medicus”, kërkimet u shtrinë në Izrael, Turqi, në Bjellorusi dhe në Gjermanisë. Kjo linjë kriminale, siç është thënë, ka sjellë fitime te mëdha tek ata që janë marrë me këtë “biznes”.
Ndryshe procesi për transplantimin e veshkave në “Medikus” po vazhdon. Përveç mjekëve shqiptarë, në këtë proces janë përfshirë edhe disa persona nga Izraeli, si dhe mjeku turk, kirurgu Jusuf Somnezi, të cilit mediet e kanë apostrofuar me epitetin “Doktor Frenkeshtajn”.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës











