Lajme
Autostrada Prishtinë-Shkup në ritenderim
Në mungesë të ofertave është anuluar tenderi për “Rrugën 6”, autostradën Prishtinë-Hanin e Elezit. Projekti shkon në ritenderim
Ministria kosovare e Infrastrukturës do të shpallë ritenderim për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Han i Elizit me destinacion Shkupin, pasi që në raundin e parë të tenderimit, asnjë kompania nuk ka konkurruar për ndërtimin e këtij aksi rrugor. Sipas një raporti botuar në të përditshmen “Koha Ditore”, në mungesë të ofertave është anuluar tenderin për këshilltarin e transaksionit të “Rrugës 6”, autostradës Prishtinë-Hanin e Elezit. “Edhe pse shpallja e Ministrisë së Infrastrukturës ishte bërë edhe në media të huaja, asnjë kompani nuk i ka dorëzuar ofertë në afatin e paraparë me ligj. Mësohet se 15 kompani ndërkombëtare i kanë tërhequr aplikacionet”, shkruan kjo e përditshme. Në këtë mënyrë ministria ka vendosur që të zgjasë afatin për kontraktimin e këshilltarit të transaksionit duke e çuar lëndën në ritenderim. Kompanitë e interesuara, ndërkaq do të kenë mundësi që këtë projekt ta studiojnë dhe të konkurrojnë derri më 12 shtator. Qeveria e Kosovës, ndërkaq ka parashikuar që autostradën në drejtim të Shkupit ta nisë në pranverën e vitit 2013, duke e konsideruar njërin ndër projektet më të rëndësishme ekonomike. Kjo rrugë, bashkë me “Rrugën e Kombit” që lidh Prishtinën me Tiranën dhe projektin energjetik “Kosova e Re” e cila pritet të ndërtohen, konsiderohen tri projektet më të madhe të Kosovës së pavarur.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla Shkollat në të gjithë vendin janë në krizë – prindërit në komunën Hinwil të Cyrihut po... -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë












