Lajme
Në Kosovë burgjet janë të sigurta
Arratisja e Faton Hajrizit konsiderohet si rast të izoluar, ndërsa siguria në burgjet e Kosovës konsiderohet e kënaqshme
Arratisja e Faton Hajrizit nga burgu i Prizrenit nuk paraqet ndonjë shqetësim për sigurinë e burgjeve të Kosovës. Ato vazhdojnë të jenë objektet më të sigurta në regjion sa i përket sigurisë, konsideron zyrtarë të burgjeve në Kosovë. Ndërsa arratisjen e Hajrizit e konsiderojnë si rast të izoluar, pavarësisht që ia ka ikur shtatë herë nga burgjet.
“Ikja e ndonjë të burgosuri nga cilido qoftë institucion është brengë dhe prokurim profesional, dhe na shtyn që të ndërmarrim veprime shtesë, apo të shikojmë lëshimet eventuale, me qëllim të parandalimit dhe minimizimit të rasteve të tilla. Shikuar rastin konkret (ikja e Faton Hajrizit) ne kemi shqetësimin tonë për rastin, por kjo nuk do të thotë se institucionet e Shërbimit Korrektues të Kosovës nuk kanë siguri”, i ka thënë “Zërit” drejtori i shërbimit korrektues të Kosovës, Resmi Hoxha.Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut konsideron se në Kosovë ka siguri të lartë në burgje.“Ajo që ka ndodhur në Prizren nuk është hera e parë për atë të burgosur, ai ka ikur shtatë herë dhe kjo nuk është dukuri që ndodh vetëm tek ne. Kjo ndodh në shkallë shumë më të lartë edhe në vendet e tjera, posaçërisht në ato të rajonit. Rasti i fundit në Kosovë nuk është aq shqetësues që të themi se në burgjet e Kosovës nuk ka siguri”, tha drejtori i këtij këshilli, Behgjet Shala.Ndryshe, ika dhe më pas arrestimi i Faton Hajrzit nga burgu i Prizrenit ka shtyrë institucionet të bëjnë një vlerësim sigurisë në burgje. Rasti i këtij të burgosuri, thuhet se përben një rast të veçantë, sepse konsiderohet si i burgosur shumë i shkathtë që kërkon siguri të veçantë, ndërsa rastet e ikjes nga burgjet e Kosovës në krahasime rajonin, janë shumë të vogla.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












