Lajme
Berlin: Babai e vret gruan dhe dy fëmijët
Kjo është tragjedia e shtatë familjare që ka ndodhur vetëm gjatë muajit gusht në Gjermani
Një 69-vjeçar ka vrarë gruan e tij 28-vjeçe dhe dy nga tre fëmijët e tij. Një djalë ishte tre vjeç dhe tjetri gjashtë 6 vjeç, sapo kishte filluar shkollën. Pastaj kishte vrarë edhe veten
Tragjedisë i ka shpëtuar një tjetër fëmijë i familjes. Ka dëshmi se autori i kësaj tragjedie të kishte sjellë foshnjën në spital para ose pas vrasjes së gruas së tij dhe dy fëmijëve të tjerë.
“Ne kemi dëshmi që familja ka edhe një fëmijë”, tha një zëdhënës i policisë.
“Ne besojmë se familja ishte zhytur në borxhe. Ky ndoshta mund të jetë motivi që ka shtyrë gjermanin të kryejë një vepër të tillë”, tha policia.
Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen, viktimat u qëlluan, por jo, sipas policisë.
Fqinjët kishin alarmuar të martën në mbrëmje policinë menjëherë pas orës 20, ngase vetura e familjes nuk kishte lëvizur kohë të gjatë dhe një dritare të banesës fqinjët e kishin vërejtur të hapur për disa ditë.
Autori i kësaj tragjedie familjare kishte një firmë konsulente.
Vetëm gjatë muajit gusht janë raportuar shtatë tragjedi të tilla familjare.
Më 20 gusht 2012 në Neus, një nënë 26-vjeçe dhe dy fëmijët e saj (4 dhe 8) janë gjetur të vdekur në apartamentin e tyre në Dusseldorf. Autor i vrasjes dyshohet të jetë babai që është në arrati.
Më 17 gusht 2012 në Emmering një nënë 38-vjeçare në Bavarinë e Epërme ka mbytur dy fëmijët e saj(4 dhe 6 vjeç) dhe pastaj ka varë veten. Babai kishte zbuluar trupat e vrarë.
Më 11-12 gusht 2012 në Kempten babai 44 vjeç vret dy djemtë e tij, 4 dhe 10 vjeç dhe pastaj ka varë edhe veten. Një këmbësor i rastit kishte zbuluar ngjarjen e frikshme.
Më 11 gusht 2012 në Essen një nënë 41-vjeçare dhe vajza e saj 7 vjeçe u gjetën të vdekura në apartamentin e tyre. Dyshohet krimin ta ketë kryer nëna me një thikë.
Më 9 gusht 2012 në Oberhausen një 27-vjeçar kishte therë me një thikë të birin dhe të dashurën 28 vjeçe. Djali i tij 8-vjeç kishte vdekur më vonë në spital.
Më 3 gusht 2012, në Dortmund si pasojë e një zjarri kishin gjetur vdekjen tre fëmijë, 12, 10 dhe 4 vjeç. Fëmijët është konstatuar se kanë vdekur para zjarrit si pasojë e dhunës. Për këtë dragjedi dyshohet dashnorja e babait të fëmijëve.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës













