Lajme
Të efektshme, procedurat e shpejta të azilit
Vendimi i Zyrës Federale për Migracion në Zvicër, që aplikimet për azil nga vendet e Ballkanit të marrin përgjigje brenda 48 orësh, ka dhënë rezultatet e para. Drejtori i Zyrës Federale të Migracionit, Mario Gattiker ka thënë për “Radio DRS”, se tri ditë pas aplikimit të regjimit të ri të përshpejtuar nga Entit Federal për Migracion, 93 persona kanë tërhequr kërkesën e tyre për azil. “Fakti që ka shumë njerëz kanë tërhequr tashmë kërkesat e tyre për azil dhe kanë nënshkruar kthimin e tyre vullnetarë, tregon se masat e marra po japin rezultate”, tha Gattiker.
Por, jo vetëm aplikacionet nga Ballkani duhet të marrin një përgjigje të shpejt. 170 ditë aktualisht zgjatë procedura mesatare e kërkesës për azil. Për Mari Gattiker, kjo procedurë është e gjatë. Për këtë arsyeje qeveria zvicerane, siç thuhet, duhet të sigurojë hapësira shtesë të strehimit.
“Ne kemi në qendrat e pranimit rreth 1.600 vende. Por kemi nevojë për më shumë se 5000 mijë vende. Kjo do të thotë se për një procedurë me të vërtet të shpejtë nevojitet një numër më i madh i vendeve për strehim”, tha Gattiker.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve













