Lajme
Të përmirësohet imazhi përmes kulturës
Ambasadat kosovare kanë organizuar shumë aktivitete kulturore në kryeqendrat e ndryshme, me qëllim që të ngritët imazhi kosovar në botë
Ministria kosovare e Punëve të Jashtme me misionet e saj diplomatike në botë, gjatë gjithë këtij viti ka pasur një strategji për të ngritur imazhin e Kosovës nëpërmjet kulturës dhe artit në botë.
Në këtë vazhdë, sipas MPJ-së, gjatë këtij viti janë organizuar shumë aktivitete kulturore dhe artistike në kryeqendrat e ndryshme të botës.
“Gjatë kësaj periudhe kohore, në qytete të ndryshme të Evropës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera ku Kosova përfaqësohet me misione diplomatike dhe konsullore janë organizuar dhe mbështetur disa dhjetëra aktivitete kulturore, të zhanreve të ndryshme, të cilat janë ndjekur nga një numër i madh i qytetarëve të huaj si dhe bashkatdhetarëve të cilët jetojnë në vendet e ndryshme”, thuhet në një komunikatë të MPJ-së.
Në këto aktivitete, përmes koncerteve muzikore e koreografike, ekspozitave të pikturës, skulpturës e fotografisë, aktiviteteve letrare e shkencore, promovimeve si dhe formave të tjera të artistike, sipas diplomacisë kosovare, janë shfaqur vlerat kulturore dhe artistike të popullit të Kosovës si dhe është përçuar një mesazh i fuqishëm pozitiv për shtetin më të ri në Evropë.
“Fuqizimi i imazhit të Kosovës në botë përmes artit dhe kulturës është një ndër objektivat prioritare të MPJ-së, e cila në muajt në vazhdim do të fuqizojë edhe më tutje këtë aspekt të veprimtarisë me synim të rritjes së mëtutjeshme të rezultateve në botë”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga MPJ në Prishtinë.
Këto ngjarje, siç thuhet më tej në deklaron e MPJ-së, po ashtu kanë shërbyer si një urë lidhëse e artit kosovar me atë ndërkombëtar si dhe kanë krijuar mundësi të mirë për bashkatdhetarët që të ndjekin nga afër vlerat kulturore të Kosovës.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












