Lajme
Kosova vendos marrëdhëniet diplomatike me Ganën
Marrëveshja diplomatike është nënshkruar në Uashington nga ambasadori e Kosovës, Akan Ismaili dhe ambasadori Ganës në SHBA, Daniel Ohene Agyekum. Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Ganës, duke shënuar kështu fillimin e bashkëpunimit ndërmjet Prishtinës dhe Accras zyrtare. Marrëveshja e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike është nënshkruar në Uashington nga ambasadori i […]
Marrëveshja diplomatike është nënshkruar në Uashington nga ambasadori e Kosovës, Akan Ismaili dhe ambasadori Ganës në SHBA, Daniel Ohene Agyekum.
Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Ganës, duke shënuar kështu fillimin e bashkëpunimit ndërmjet Prishtinës dhe Accras zyrtare. Marrëveshja e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike është nënshkruar në Uashington nga ambasadori i Republikës së Kosovës në SHBA, Akan Ismaili dhe Ambasadori i Republikës së Ganës në SHBA, Daniel Ohene Agyekum.
Ceremonia e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, siç thuhet në një njoftim të MPJ-së, është zhvilluar në zyrat e Ambasadës së Ganës në Uashington DC.
“Në dokument shprehet vullneti i Qeverisës së Kosovës dhe Qeverisë së Ganës për të promovuar lidhjet e miqësisë ndërmjet dy shteteve, zgjerimit të horizonteve të bashkëpunimit dhe mbështetja e kauzës së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Më tutje, në dokument sipas MPJ-së, riafirmohet përkushtimi i dy qeverive për parimet Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë respektin e përbashkët për sovranitetin kombëtar, integritetin territorial dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme të një shteti tjetër. Gana e ka njohur Kosovën më 23 Janar 2012.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 Sipas një sondazhi të transmetuesit publik zviceran SRF, lejet për blerjen e armëve janë rritur nga... -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli










