Lajme
Bundestagu ka hapur dyert për të rinjtë nga Maqedonia
Politikanët e rinj do të njihen me sistemin politik të Gjermanisë, duke u angazhuar në zyrat e deputetëve gjermanë
Në Maqedoni është bërë përzgjedhja e kandidatëve që kanë konkurruar për bursën ndërkombëtare parlamentare.
Politikanët e rinj do të njihen me sistemin politik të Gjermanisë, duke u angazhuar në zyrat e deputetëve gjermanë.
Kandidatë nga 28 shtete konkurrojnë për të fituar bursën ndërkombëtare parlamentare të Bundestagut gjerman, e cila mundëson nga afër të njihet sistemi parlamentar i Gjermanisë. Deputetja e Bundestagut, Marija Flashbarth, ka qëndruar në Shkup gjatë përzgjedhjes së kandidatëve nga Maqedonia për bursën ndërkombëtare parlamentare.
“Qëllimi i Bundestagut është që nëpërmes kësaj burse të forcohet bashkëpunimi dhe t’u ofrohet mundësia të rinjve që të njihet me sistemin politik të Gjermanisë”, tha Flashbarth, raporton DW.
Programi IPS u mundëson studentëve qëndrim falas në Bundestagun gjerman dhe punë të drejtpërdrejtë në zyrat e deputetëve të Bundestagut, thotë ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Gudrun Shtajnaker.
“Qëndrimi në parlamentin gjerman është kontribut i madh për studentët, të cilët pas kthimit në vendet e tyre do të ndihmojnë për zhvillimin e institucioneve të mirëfillta demokratike”, thotë diplomatja Shtajnaker.
Gjatë qëndrimit në Maqedoni delegacioni i Bundestagut zhvilloi takime edhe me ish- bursistët që tani janë të organizuar në shoqata të ndryshme për të përforcuar dialogun ndërkulturor dhe për të ndërtuar rrjetin e komunikimit.
Anife Latifi thotë se eksperiencën e fituar në Bundestag është munduar ta praktikojë në punën e përditshme, mirëpo sipas saj, në Maqedoni institucionet nuk i vlerësojnë aq sa duhet specializimet jashtë vendit.
“E respektojnë, por nuk e kuptojnë se çfarë stipendioni është ky. Mendoj se ende nuk janë aq të informuar se çfarë përvoje sjellim ne prej andej”, thotë Latifi.
Fituesit e bursës ndërkombëtare parlamentare do të filojnë punën praktike në Bundestag në mars të vitit të ardhshëm.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












