Lajme
Leuthard mbron strategjinë energjetike 2050
Ministrja federale e energjetikës, Doris Leuthard u është kundërvënë kritikave që i janë drejtuar pas plasimit të strategjisë energjetike deri në vitin 2050.
Ajo ka thënë me këtë rast se procesit të kthesës në fushë të energjisë duhet T`i qasemi patjetër, edhe nëse aktualisht ne nuk mund të dimë deri në detaje pasojat e programit (Strategjisë 2050) të përpiluar.
Politika energjetike e qeverisë është një program kolosal, të cilin duhet realizuar në etapa, ka thënë Leuthard në një manifestim të mbajtur në Regensdorf të Cyrihut.
Kur, në muajin shtator Leuthard pati prezantuar Strategjinë energjetike 2050 ajo kishte marrë kritika si nga e djathta ashtu dhe nga e majta. SVP-UDC dhe FDP-PLR i kishin konsideruar masat e propozuara si iluzore. Ndërsa sipas të gjelbërve, kjo strategji ishte shumë e kufizuar. SP-PS ndërkaq kishte kërkuar temp më të shpejtë në realizimin e strategjisë në fjalë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud














