Lajme
18 milionë njerëz, milionerë të rinj në botë
46 milionë njerëz do të fitojnë statusin e milionerit në 5 vjetët e ardhshme
Credit Suisse (CS) konstaton se numri i milionerëve në botë vitin e ardhshëm do të rritet për 18 milionë njerëz.
Siç edhe mund të pritej, më shumë të pasur do të vijnë nga vendet në zhvillim.
“Super të pasur” në planet, sipas Credit Suisse janë vetëm 84 500 njerëz. Ata kanë pasuri prej më shumë se 50 milionë dollarësh. Pothuajse gjysma e këtyre multimilionerëve jetojnë në Amerikën e Veriut, thuhet në raportin e Global Wealth Report të publikuar të mërkurën.
Zvicra numron 3050 të ashtuquajtur persona ultra të pasur „Ultra High Net Worth Individuals“ (UHNWI) dhe vjen në renditjen botërore pas SHBA-së, Kinës, Gjermanisë, Japonisë dhe Britanisë së Madhe në vendin e gjashtë. Por, sa i përket pasurisë private, Zvicra është në vendin e parë.
Me 468.186 dollarë në konto, zviceranët janë pa konkurrencë më të pasurit. Më pas vijnë australianët. Pasuria neto për kokë banori në Australi është 354. 986 dollarë. Suedezët vijnë në vendin e dhjetë me 237. 297 dollarë, gjysmë më pak sa kanë në llogaritë e tyre zviceranët.
Situata e pasigurt në ekonominë globale kishte efekt të përgjithshëm negativ për pasurinë private. Recesioni në disa vende, rënia e përgjithshme e çmimit të kapitalit dhe situata në tregjet e pronës në shumë vende e ka bërë të vështirë jetën për njerëzit e pasur.
Pastaj nuk është vetëm kriza me euron. Vlera e pasurisë globale private, sipas Credit Suisse, ka shënuar rënie nga mesi i vitit 2011 dhe mesi i vitit 2012 për 5.2 për qind në 223 bilionë dollarë. Në Evropë pasuritë u tkurren për 10.9 bilionë dollarë, në Azi për 1,4 bilionë dollarë. Në Amerikën Veriore ka ndodhur e kundërta, janë rritur pasuritë për 882 miliardë dollarë.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










