Lajme
Britania interesohet për investime në Kosovë
Bizneset kanë shprehur interesimin e tyre që të investojnë, posaçërisht në sektorët e minierave, energjisë dhe industrisë së ushqimit
Dhjetëra biznese dhe përfaqësues të institucioneve publike të Kosovës po qëndrojnë në Britaninë e Madhe me qëllim që të forcojnë bashkëpunimit dhe të promovojnë Kosovën si vend i përshtatshëm për investitorë britanik. Ky delegacion po udhëhiqet nga zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila.
Zëvendëskryeministrja kosovare është takuar me homologun britanik, Lord Stephen Green, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit midis dy vendeve në ofrimin e përkrahjes, promovimit dhe informatave për bizneset që dëshirojnë të investojnë në Kosovë.
Lord Green, siç thuhet në një kumtesë të MTI-së, ka premtuar përkrahjen dhe ndihmën e institucionit që ai drejton në promovimin e Kosovës si vend potencial për investime britanike. Ai gjithashtu ka ofruar edhe ndihmën e institucionit të tij në ngritjen e kapaciteteve të APIK.
Në ditën e parë të vizitës delegacioni kosovar vizitoi qytetin Sheffield, i njohur si vendi i dytë më i zhvilluar ekonomikisht në Angli. Nën mikpritjen e Odës Ekonomike të Sheffield-it është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit midis bizneseve nga të dyja vendet.
“Kosova ka qenë një vend i industrializuar dhe presim shumë shpejt të ri-industrializohet sërish. Në besojmë që përvoja e bizneseve në Sheffield, posaçërisht në fushën e energjisë, minierave dhe industrisë përpunuese mund të jetë shembull për zhvillimin e këtyre industrive në Kosovë”, ka thënë Kusari-Lila.
Ndërsa ministri tjetër kosovar, ai Ekonomisë, Besim Beqaj prezantoi mundësitë investive në sektorin e energjisë dhe ndërmarrjeve publike, ndërsa Valdrin Lluka, kryeshef i Agjencisë për Promovim të Investimeve ka prezantuar projektet konkrete ku mund të investohet në Kosovë.
Gjatë gjithë kohës bizneset nga Britania e Madhe, siç thuhet më tej në komunikatë, kanë shprehur interesimin e tyre dhe vullnetin e mirë që të investojnë dhe të rrisin bashkëpunimin me Kosovën. Ato posaçërisht ishin të interesuara për sektorët e minierave, energjisë dhe industrisë së përpunimit të ushqimit.
Kjo vizitë është organizuar nga Agjencia për Promovim të Investimeve e Kosovës (APIK) në bashkëpunim me Odën Ekonomike Britanike dhe Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











