Lajme
Rezolutë për normalizimin e raporteve me Serbinë
PDK e Hashim Thaçit ka propozuar një rezolutë për relaksimin e raporteve me Serbinë
Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka proceduar për në seancën plenare një kërkesë të Partisë Demokratikë të Kosovës (PDK) të mbështetur edhe nga partria opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për miratimin e një rezolutë me të cilën kërkohet normalizimin i raporteve me Serbinë Rezoluta pritet të votohet këtë të enjte dhe parasheh një proces normalizimi të raporteve me Serbinë, duke zgjidhur të gjitha çështjet kontestuese midis dy shteteve sovrane. Rezoluta po ashtu parashikon që Qeveria e Kosovës të menaxhoj procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Kundër kësaj rezolute menjëherë është deklaruar Lëvizja Vetëvendosje e cila është kundër negociatave me Serbinë, ndërsa partia më e madhe opozitare , Lidhja Demokratike e Kosovës, akoma nuk ka shpreh qëndrim për këtë rezolutë. Adem Grabovci është shef i Grupit Parlamentar të PDK-së. “Me këtë rezolutë, Qeveria e Kosovës do të autorizohet që të udhëheqë procesin e ardhshëm të bisedimeve me Serbinë”, tha Grabovci, sipas të cilit, rezolutën do ta mbështesin edhe grupet tjera kuvendare, AAK e Ramush Haradinajt, AKR e Behgjet Pacollit si dhe partitë minoritare. “Kemi dashur t’i ndjekim procedurat e rregullta të kërkojmë nëpërmjet Kryesisë ta paraqesim në seancë këtë. Ne nuk kemi dashur që këtë ta paraqesim, në ditën e seancës si pike e veçantë, apo me urgjencë, por ka të drejtë kryesia së bashku me shefat e GP të bëjë shmangie dhe ne e kemi shfrytëzuar këtë të drejtë”, ka thënë ai. Rezoluta e propozuar nga PDK ka katër pika: “Kuvendi i Kosovës mbështet procesin për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve të pavarura dhe sovrane…; Kuvendi rikonfirmon parimin që ky proces në mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësohet nga BE-ja dhe të mbështetet fuqishëm nga SHBA; Dalogu dhe rezultatet e tij duhet të jenë në pajtim me sovranitetin e Kosovës..; dhe Kuvendi autorizon Qeverinë e Kosovës që të udhëheqë këtë proces…”, thuhet në tekstin e rezolutës.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











