Uncategorized
“Blick”: Kundër Serbisë na duhen 11 Behrama
Gazeta zvicerane ka shkuar edhe më tej, duke ndryshuar pamjet e futbollistëve dhe duke i bërë të gjithë sikur Behrami, që nga portieri e deri tel sulmuesi
E përditshmja e madhe zvicerane ‘Blick’ vazhdon të lavdërojë paraqitjen e yllit shqiptar, Valon Behrami ndaj Brazilit. Ai ishte një luftëtar i vërtetë, andaj si ai duhen 11 futbollistë në fushë, shkruan e përditshmja zvicerane, përcjell albinfo.ch.
“Çka nëse serbët provokojnë? Bëhu si Behrami dhe ec duke buzëqeshur? Nëse na bëjnë presion? Bëhu si Behrami dhe duro”, ka shkruar “Blick”.
Gazeta zvicerane ka shkuar edhe më tej, duke ndryshuar pamjet e futbollistëve dhe duke i bërë të gjithë sikur Behrami, që nga portieri e deri tel sulmuesi. Madje, edhe Xhaka, Shaqiri e Xhemaili duken mjaft interesant si Behrami.
“Ky është stili im i lojës. Dhe e bëj me kënaqësi. Ndoshta do të jetë Botërori im i fundit dhe po e shijoj çdo sekondë”, është shprehur mesfushori shqiptar.
Behrami zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme ndaj Brazilit, duke ndalur Neymarin, dhe për këtë ‘Blick’ e notoi me 6, apo notën maksimale, derisa pas ndeshjes kishte marrë kërcënime të shumta nga brazilianët.
“Ai gjithmonë rrëzohet, me prekjen më të vogël dhe është ndërhyrje ndaj tij”, ka thënë Behrami për Neymarin.
Linku ku mund t’i shihni të gjithë futbollistët si Behrami:
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?












