Lajme
Dhunë në mes zyrtarëve në Ministrinë e Diasporës
Zëvendësministri i Diasporës, Nuredin Lushtaku nuk i kurseu grushtet dhe shpullat për të sqaruar një mosmarrëveshje me drejtorin e Departamentit për Politika të Diasporës në këtë ministri, Mustafë Xhemajli. Për shkak se ky i fundit nuk ia kishte marrë në punë një të afërme të Lushtakut, në MeD kishte krisur dajaku.Burime të “Kohës Ditore” brenda Ministria së Diasporës thonë se Lushtaku, ish komandant i Gardës Kombëtare në ish-Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, e ka goditur Xhemajlin në objektin e Qeverisë së Kosovës, për shkak se kishte refuzuar të punësonte një person të afërt të tij .Rasti ka ndodhur të hënën, ndërsa nuk është raportuar në polici, por sipas të njëjtit burim, ky konflikt ka nisur të zgjidhet nëpërmjet kanunit. Kjo për faktin se Mustafë Xhemajli është vëllai i Bajrush e Emrush Xhemajlit, ish-përfaqësuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës e më pas dy njerëz me ndikim në luftën e UCK-së dhe në institucionet e pasluftës.Madje sipas të njëjtit burim, në këtë çështje ka ndërhyrë edhe kryeministri Hashim Thaçi për t’i pajtuar, porse misionin për pajtimin e tyre tashmë e ka marrë në dorë, kushëriri i zëvendësministrit Lushtaku, Sami Lushtaku.Përdorimi i grushteve, shkelmave dhe shpullave ndërmjet politikanëve, nuk bën lajm më në Kosovë. Ky është rasti i dytë brenda tre muajve qëpolitikanët kosovarë i zgjedhin “shkathtësitë bujare” për t’i sqaruar gjërat. Rasti i parë i grushtimit ndodhi në Kuvend ndërmjet deputetëve, Latif Gashi e Rexhep Selimi.
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












