Lajme
“Insieme” ka kushtuar 105 milionë franga
Si pasojë e aferës së projektit "Insieme" patën “fluturuar” dy funksionarë shtetërorë, përgjegjës për projektin
Projekti nga lëmi i informatikës, i njohur me emrin „Insieme“, i cili është ndërprerë për shkak të skandalit që ka plasur rreth tij, ka kushtuar gjithsej 105 milionë franga, njofton Këshilli Federal.
Ky projekt kishte të bënte me digjitalizimin e shërbimeve administrative të institucioneve të federatës.
Këshilli Federal konsideron se aplikacionet dhe produktet në vlerë prej 19 milionë frangave do të mund të përdoren edhe më tutje.
Projekti “Insieme” qe ndërprerë në muajin shtator pasi që ishte konstatuar se porositë ishin bërë në mënyrë jozyrtare dhe “me njohtësi”. Po ashtu edhe kostoja e projektit ishte rritur mbi atë që ishte paralajmëruar.
Si pasojë e aferës së zbuluar patën “fluturuar” dy funksionarë shtetërorë, përgjegjës për projektin.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












