Lajme
Plumba mbi një zyrtar të MUP-it
Nga një automjet në lëvizje kanë shtënë persona të panjohur mbi Momir Pantiqin, ish-komandant i MUP-it në Istog. Policia po e heton rastin
Kthimi në Kosovë për t’i vizituar të afërmit i tij, i kishte kushtuar shtrenjtë ish- komandantit të Komisariatit të Policisë së Serbisë në rajonin e Istogut, Momir Pantiq. Ky i fundit ishte plagosur me armë zjarri nga persona akoma të panjohur për policinë e Kosovës.
Vetë Policia njofton se po heton sulmin ndaj një ish zyrtarit të Ministrisë serbë të Punëve të Brendshme në Istog. Sipas policisë, Pantiq është plagosur kur mbi të nga një automjet në lëvizje kanë shtënë persona të panjohur.
Lajmin e ka konfirmua për REL Xhevat Ibraj, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
Siç kanë raportuare mediat e Beogradit, Momir Pantiq ka qenë komandant i Komisariatit të Policisë së Serbisë në Istog deri në kohën kur forcat serbe u larguan nga Kosova, pas ndërhyrjes së NATO-s. Pantiq nga ajo periudhë ka ikur nga Kosova, ndërkaq viteve të fundit ka jetuar në qendër të Serbisë, në Kralevë.
Pantiq kishte ardhur për një vizitë në Istog, ndërsa sipas të njëjtave burime, ai është operuar dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.
Istogu është një komunë që gjendet 80 kilometra në perëndim të Prishtinës, ndërsa gjatë luftës së fundit 1998-1999, për shkak të përzierjes etnike, ka qenë ndër komunat që është atakuar nga Ushtria dhe Policia e Serbisë. Pothuajse të gjithë shqiptarët e kësaj komune ishin depërtuar dhunshëm nga shtëpitë e tyre, duke e i drejtuar disa për në Shqipëri e disa në Mal të Zi.
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











