E-Diaspora
Dëbohet një familje me nënën shtatzanë dhe dy fëmijë të mitur
Mbrëmjen e së enjtes, më 19 korrik të këtij viti, në Mende të Francës është arrestuar një familje shqiptare, duke përfshirë këtu edhe dy fëmijë të moshës 13 dhe 15-vjeçare, të cilët u transferuan në qendrën e paraburgimit të Nimes.
Të premten e 20 korrikut, familja është dëbuar me avion për në Shqipëri.
Mbrëmjen e së enjtes, më 19 korrik të këtij viti, dy fëmijë dhe prindërit e tyre shqiptarë u mbyllën në qendrën e paraburgimit në Nîmes, për tu dëbuar në Shqipëri. Të shoqëruar nga policia në kufi, të premten ata u dëbuan shumë herët me një avion për në Shqipëri.
Kjo familje së cilës iu kishte refuzuar azili, ka qenë e detyruar të largohej nga territori francez, shkruan “Midi Libre”, përcjelll Albinfo.ch. Ajo ishte nën arrest shtëpiak në Mende (Lozère), ndërsa fëmijët, një djalë dhe një vajzë, kanë qenë shkollarë të klasës së pestë dhe të tretë. “Shoqata franceze edukatë pa kufinj” RESF, ka denoncuar “hipokrizinë” e rrjedhës dhe mbylljen e dy të miturve.
“Babai është dashur të shkojë për çdo ditë në stacionin e policisë”, ka deklaruar kreu i RESF, Atij i kishin thënë se nga fundi i gushtit, babai nuk do të kishte qenë më në shënjestër”.
Të enjten, më 19 korrik, përderisa babai ka qenë në stacionin policor, policia erdhi në apartamentin e tyre për të marr nënën shtatzanë dhe dy fëmijët e mitur.
E-Diaspora
-
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA Marjus Cauli dhe Hambel Peçi shpallen fitues në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Forbes përzgjedh Xhoela Bamen mes 30 të rinjve më të spikatur në shkencë globale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët më fatalistë dhe më pak të përgjegjshëm përballë krizës klimatike Një studim ndërkombëtar tregon se popullsia zvicerane është më pak e prirur të veprojë kundër ndryshimeve... -
A do t’ju ndihmojë ofrimi i një “tarife për gjetësit” të siguroni një apartament në Zvicër? -
Qiratë në Zvicër, rritje prej 2.4% brenda një viti -
Platforma e re zvicerane paralajmëron për rreziqet e pirjes së duhanit pasiv -
SWISS do të rifillojë fluturimet në Tel Aviv në korrik















