Lajme
Partitë shqiptare, pikë e pesë
Sipas parashikimeve, partitë politike shqiptare në Maqedoni do të vazhdojnë të ndara në zgjedhjet e ardhshme për vitin 2013
Zgjedhjet në Maqedoni (lokale) do të mbahen në pjesën e parë të viti të ardhshëm, ndërsa partitë politike shqiptare nuk kanë dhënë asnjë sinjal për unifikim apo koalicion parazgjedhor. Sipas deklarimeve të liderëve partiak, partitë shqiptare duket se do të vazhdojnë të ndara në zgjedhjet e ardhshme.
Derisa kryetari i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti i BDI-së, gjatë një vizite në Zvicër ka thënë se me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar do t’ia shtrijë dorën e pajtimit të gjithë krerëve të politikës shqiptare në Maqedoni, përfaqësuesit e dy partive të tjera, Menduh Thaçi i PDSH-së dhe Rufi Osmani i RDK-së, nuk kanë dhenë asnjë shenjë.
“Në Shkup më 25 nëntor është tubimi qendror për 28 nëntorin, aty do të jenë të gjithë të pranishëm, liderët shqiptarë. Tash nuk di a do i japin dorën Edi Rama -Sali Berishës, nuk e di, por unë Menduh Thaçit i shtrij dorën më 28 nëntor, Rufi Osmanit e tanëve… Unë i fal të gjitha vetëm të ecim përpara”, citon INA deklaratën e Ali Ahmeti.
Jozyrtarisht mësohet se në këtë ceremoni të koncertit festiv në Shkup ku do të jenë edhe kryeministrat Sali Berisha dhe Hashim Thaçi do të mungojnë dy krerët e partive shqiptare të opozitës Menduh Thaçi dhe Rufi Osmani.
“Sot është momenti i vërtetë që të tre subjektet parlamentare shqiptare të bashkojnë mandatet politike në Parlamentin e Maqedonisë dhe në këtë mënyrë të parandalojnë miratimin e ligjit antishqiptar të Branitellave dhe mbi të gjitha të rrëzojnë qeverinë e VMRO-DPMNE”, ka theksuar kryetari i Rilindjes Demokratike, Kombëtar, Rufi Osmani.
Edhe nga PDSH, një parti që ka qenë me ekstreme ne repartet ndërshqiptare, kanë dhënë disa sinjale se mund të unifikohen shqiptarët aty ku duhet. Ata kanë thënë se do të mbështesin kandidatin e BDI-së në Kërçovë.
Mospajtimet ndërmjet subjekteve politike shqiptare në Maqedoni duket se janë më të thelluara se sa në Shqipëri e Kosovë. Derisa në Shqipëri vazhdojnë mospajtimet ndërmjet dy krahëve, demokratëve dhe socialistëve, në Kosovë përçarjet më të mëdha janë ndërmjet partisë së kryeministrit Hashim Thaçi dhe lëvizjes Vetëvendosje.
Në Maqedoni , ndërkaq të tri partitë më të mëdha politike, nuk qëndrojnë mirë njëra me tjetrën. Madje ndarja ka shkuar deri në atë masë sa që përfaqësuesit e PDSH-së së Menduh Thaçit, nuk e kanë lejuar pjesëmarrjen e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit në ceremoninë mortore të ish-nënkryetarit të kësaj partie, Arbën Xhaferi.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori













