Lajme
Kosova bëhet anëtarja e 66-të e BERZH-it
Anëtarësimin e Kosovës në BERZH e kanë përshëndetur përfaqësuesit e lartë të BE-së, Carhetine Ashton, Olli Rehn e Stefan Fule
Republika e Kosovës do të bëhet anëtarja e 66-të e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nëse deri më 17 dhjetor të këtij viti kompleton procedurat e brendshme për anëtarësim. Kështu ka vendosë BERZH nëpërmjet një rezolute që ka miratuar një ditë më parë.
Në rezolutë thuhet se vendimi është marrë pa paragjykim ndaj pozicioneve të anëtarëve individualë të BERZH-it sa i përket statusit të Kosovës.
Ky anëtarësim i Kosovës është përshëndetur nga përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, nga shefja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baronesha Carhetine Ashton, nga komisionari për Çështjet Ekonomike, Olli Rehn dhe komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule.
“Ne mirëpresim këtë vendim nga guvernatorët të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kjo do të lejojë që Kosova të përfitojë financim të madh dhe do të kontribuojë në nxitjen e zhvillimit socio-ekonomik të Kosovës. Ky është një hap tjetër që do të ndihmojë Kosovën për të trajtuar sfidat në rrugën e saj evropiane”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
“Ne do të punojmë ngushtë me BERZH-in për të siguruar ndikim maksimal të mbështetjes sonë përkatëse për të mirën e popullit të Kosovës”, thuhet me tej në deklaratë të cilën e transmeton “Zëri”.
Pasi që të bëhet anëtare e BERZH-it, Kosova do të përfitojë mbështetje ekonomike për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj. BERZH do të sigurojë koordinimin e nevojshëm me institucionet tjera financiare ndërkombëtare dhe me donatorë ndërkombëtarë për investim në Kosovës.
“Banka do të punojë për zhvillimin e sektorit privat, si dhe për investime në përmirësimin e infrastrukturës dhe do të ndihmojë në forcimin e ekonomisë në përgjithësi. Nga kjo do të përfitojnë të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, ka deklaruar kryetari BERZH-it, Suma Chakrabarti.
Vendimin për anëtarësimin e Kosovës në BERZH e ka përshëndetur edhe presidentja kosovare, Atifete Jahjaga. Krahas anëtarësimit në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, anëtarësimi në BERZH, sipas Jahjagës, paraqet momentin më të rëndësishëm të konsolidimi të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Vendimin e ka përshëndetur edhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili anëtarësimin në BERZH, siç raporton RTK, e cilësoi si lajmë të shkëlqyer dhe shumë domethënës për Kosovën.
“Në këtë bankë janë anëtare edhe gati 30 shtete që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, prandaj lobimi ynë i gjatë ishte që të fitojmë dy të tretat e votave për Republikën e Kosovës, që edhe ne të jemi anëtare e kësaj organizate që investon në shumë fusha të rëndësishme për Kosovën”, ka thënë ai.
Kjo bankë, siç tha kryeministri, është investuese e madhe në shtetet që përjetojnë tranzicion dhe investon në një gamë të gjerë. “Bizneset private, bankat lokale, projektet publiko-private, por edhe komunat kanë të drejtë aplikimi për fonde dhe kredi të favorshme dhe përqindje të ulëta interesi”, tha kryeministri.
Thaçi thekson se Kosova është e interesuar të ketë investime në tre fusha me rëndësi nacionale: bujqësi, ndërmarrje të vogla dhe të mesme, si dhe në sektorin e energjetikës, përkatësisht projektet e Termocentralit “Kosova e Re” dhe Hidrocentralit të Zhurit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?









