Lajme
Kosova e Shqipëria me “Autostrada digjitale”
Kryeministri Berisha tha se me këtë “autostradë” shqiptarët do ta kenë internetin më të lirë në Evropë, dhe nga 60 GBps sa e kanë pasur, do ta kenë 140 GBps.
Në kuadër të ditëve të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Sali Berisha e inauguruar linjën ndërshtetore të internetit të emëruar “Autostrada digjitale Kosovë-Shqipëri”. Ceremonia e inaugurimit u zhvillua në pikën kufitare ndërmjet Gjakovës dhe Bajram Currit.
Dy udhëheqësit e dikastereve qeveritare këtë linjë e konsideruan shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe shpirtëror të të dyjave vendeve.
“Ky projekt është vazhdimi i një projekti të përbashkët e afatgjatë në rrugën drejtë shfrytëzimit të potencialeve plotësuese për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona. Ju garantoj se Qeveria e Kosovës do të mbështesë ndërtimin dhe zhvillimin e autostradës digjitale”, ka thënë Thaçi.
Ndërsa kryeministri shqiptar Sali Berisha, tha se me projekte të tilla shqiptarët po e zënë kohen e humbur padrejtësisht gjatë historisë.
“Kohërat na mbajtën mbrapa në mënyrën më të pamerituar. Por ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për t’i kapur dhe kapërcyer kohërat e humbura. Ky projekt është projekti më i sigurt i kapërcimit të prapambetjes së trashëguar”, ka thënë Berisha, raporton “Zëri”.
Sipas tij, me këtë “autostradë …”, shqiptarët do ta kenë internetin me çmimin më të lirë në Evropë, dhe nga 60 GBps sa e kanë pasur deri me tani nga tregu ndërkombëtar, tani do ta kenë 140 GBps.
Projekti ka përfunduar shtrirjen në territorin e Shqipërisë, ndërsa tashmë është futur në atë të Kosovës. Posta Shqiptare në këtë projekt ka shpenzuar rreth 2.6 milionë euro, ndërsa në realizimin e tij kanë kontribuar edhe OSBE me 9 milionë euro dhe kompania kosovare Kujtesa me 2 milionë euro.
Sipas shënimeve të publikuara nga zyrtarët e Postës Shqiptare, me këto mjete është bërë shpërndarja e 1500 kilometrave të rrjetit të brendshëm të Shqipërisë, shtrimi i kabllove optike në distancën Tiranë – Qafë Morinë dhe ndërtimi i bazës ndërshtetore në Qafë Morinë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











