Lajme
Rexhepi shkarkon tre zyrtarë në MPB
Në njoftimin e MPB-së nuk thuhet se largimi ka ndodhur për shkak të skandalit, por për mosefikasitet në punë
Pas skandalit të tenderit të pasaportave, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka shkarkuar nga detyre këshilltarin Politik dhe njëherit shefin e Kabinetit të tij, Sedat Gashin, si dhe ka pezulluar nga detyra dy drejtorë të departamenteve. Në njoftimin e MPB-së nuk thuhet se largimi ka ndodhur për shkak të skandalit, por për mosefikasitet në punë. “Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim për shkarkimin nga pozita e Këshilltarit Politik të MPB-së, Sedat Gashi dhe pezullimin nga puna me pagesë, të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj dhe drejtorin e Departamentit për Prodhim të Dokumenteve, Besnik Berisha.”, thuhet në njoftimin zyrtar. Vendimet, sipas MPB-së, janë marrë në mbështetje të Nenit 145 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh nenet që kanë të bëjnë për administratën shtetërore të Republikës së Kosovë.“Pezullimi i këshilltarit Gashi, është bërë për shkak të mospërmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive si Këshilltarë Politik, ndërsa për zyrtarët, Camaj dhe Berisha për shkak të keqmenaxhimit dhe marrëdhënieve të këqija ndër njerëzore me stafin”, thuhet më tej në njoftimin e MPB-së.Ndryshe, dy javë më parë u zbulua një skandal në MPB, ku zyrtarë të kësaj të fundit qëllimisht ia kishin ndërruar dstinacionin 1.4 milion eurove të determinuara për një kompani austriake e cila kishte fituar tenderin për prodhimin e pasaportave biometrike. Këto mjete kishin shkuar në xhirollogari të një qytetareje gjerman, e cila më pas ua kishte shpërndarë zyrtarëve në MPB.
E-Diaspora
-
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve Shqipëria do të ngjitet në skenë në pozitën e pestë me këngën “Nân”. ... -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg














