Lajme
Të pagjeturit, prioritet i Qeverisë Thaçi
Kryeministri Thaçi tha se çështja e të pagjeturve do të trajtohet me prioritet, derisa të ndriçohet edhe rasti i fundit
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se çështja e të pagjeturve do mbetet prioritet për qeverinë e tij dhe një nga top temat e bisedimeve me Beogradin. Ai tha se kjo çështje do të diskutohet dhe do të trajtohet derisa të zbulohet edhe personi i fundit i humbur gjatë luftës.
Këto deklarata kryeministri Thaçi i bërë gjatë një takimi që zhvilloi me Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur, si dhe me përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Asociacionit të Shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur të Kosovës.
Thaçi e organizoi këtë takim me qëllim të njoftimit të familjarëve të të zhdukurve në lidhje me dialogun e sapo filluar me Qeverinë e Serbisë, me qëllim, normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve. Kryeministri tha se në dy takimet e zhvilluara në Bruksel, e ka ngritur çështjen e personave të pagjetur.
“Me përkushtimin më të lartë personal, por edhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, iu them se çështja e të pagjeturve do të vazhdojë të trajtohet si çështja me prioritetin më të lartë, deri sa të ndriçohet edhe rasti i fundit i personave të pagjetur”, tha kryeministri në takim.
Ai me këtë rast mori përkrahjen edhe të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, edhe të përfaqësuesve të Këshillit Koordinues të Asociacionit të shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur, për vazhdimin e dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Ata gjithashtu shprehën kërkesat e tyre që kjo çështje të zgjidhet sa më parë, si dhe kërkuan një përkujdesje dhe përkushtim më të lartë të Qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Në luftën e viti 1998-1999 në Kosovë janë zhdukur rreth 4 mijë persona, shumica dërmuese shqiptarë. Trupat e më shuamë se dy mijë prej tyre, janë identifikuar nëpër varreza masive në Serbi, ndërsa edhe 1800 të tjerë konsiderohen të zhdukur.
Forcat serbe nën regjimin e ish-diktatorit Sllobodan Millosheviq, për t’i fshehur gjurmët e krimit, disa nga trupat e të vrarëve i kishin marrë me vete në Serbi, të cilat më vonë janë zbuluar. Për këto krime, Trubunali Penal i Hagës ka dënuar disa nga udhëheqësit serbë të asaj lufte, ndërsa disa të tjerë janë në gjykim e sipër.
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











