Kosova
Haradinaj: Arbëreshët e Italisë ruajtën vlerat kombëtare
“Arbëreshet e Italisë përgjatë shekujve kanë treguar vetëdije të lartë në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe historike të shqiptarëve. Kjo është një vlerë e madhe e jona të cilën duhet ta ruajmë dhe ta avancojmë”, kështu tha kryeministri Haradinaj, pasi priti në takim Rosario Petta, Kryetarin e Komunës Arbëreshe Piana degli Albanesi në Sicili.
Në njoftimin për media thuhet se Haradinaj e njoftoi Petta-n për të arriturat e Kosovës në shumë fusha, përcjell albinfo.ch.
“Në të kaluarën ka qenë i vështirë komunikimi. Tani kjo situatë ka ndryshuar për të mirë dhe kjo na ofron më shumë zemrat, njohjet dhe dijet tona”, tha Haradinaj, duke shtuar se Qeveria e vendit do të angazhohet në ruajtjen e këtij komunikimi, përmes takimeve dhe vizitave të dy anshme dhe adresimit të çështjeve me interes për të dyja palët. Pjesë e takimit ishte edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Diasporë, Dardan Gashi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve














