Lajme
Më shumë se 4 miliardë dollarë kanë dalë nga Ballkani
Sipas Global Financial Integrity, njëri nga destinacionet ku kanë shkuar paratë, është edhe Zvicra
Raporti i fundit i Global Financial Integrity (GFI) lidhur me transferimin e paligjshëm të parave, tregon se nga vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit të kaluar, kanë dalë më shumë se 4 miliardë dollarë, ndërsa vendin e parë për transfere e mbanë Kroacia më 1.5 miliard dollarë.
Sipas kësaj organizate ndërkombëtare, nga Maqedonia vitin e kaluar janë larguar 461 milion dollarë, ndërsa nga Shqipëria rreth 1.3 miliard dollarë. Maqedonia, siç raportojnë mediet në Shkup, është ranguar në vendin e 76, si një nga vendet që ka pasur transfere të paligjshme të parave.
Sipas raportit të Global Financial Integrity, paratë e transferuara janë përfituar kryesisht nga korrupsioni, evazioni fiskal dhe fshehja e tatimeve.
“Megjithatë këto para nuk janë fituar nga lidhjet kriminale që nënkupton krimin e organizuar, tregtinë e paligjshme me armë, drogë apo prostitucion”, thuhet në raport.
Sipas GFI të cilin e publikoi INA, Kroacia është një nga vendet kryesore në Ballkan nga e cila kanë dalë rreth 1.5 miliardë dollarë, pasuar nga Shqipëria me 1.3 miliardë dollarë, ndërsa nga Mali i Zi thuhet se kanë dalë rreth 1 miliardë dollarë, të cilat kanë shkuar në vendet e ndryshme.
Sipas Global Financial Integrity, njëri nga destinacionet ku kanë shkuar paratë, është edhe Zvicra. Por, në listë mbeten edhe destinacionet tjera: Dubai, Delavere, Florida, Qipro, Ishujt Mareshall, Nevis, Panamaja, Belize, si dhe Britania e Madhe, etj
E-Diaspora
-
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










