Kosova
Vrasje në Gjakovë e Gjilan
Një grua është vrarë në Gjakovë, dyshohet nga burri i saj, derisa në Gjilan është vrarë një 24-vjeçar për motive të ulëta
Sot pak pas mesnatës ka ndodhur një vrasje tjetër e një gruaje në Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se është plagosur një grua 50-vjeçare, e cila më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
“Dyshimet e para janë se incidenti është shkaktuar nga burri i saj. Deri më tani kemi vetëm dyshime për vrasje aksidentale”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjakovës.
Sipas burimeve të Kallxo.com, çifti nga komuniteti egjiptas ishin duke qëndruar në oborr, ku kanë qenë duke e pastruar një revole që e kishin së bashku. Fëmijët e tyre thuhet se kanë dëgjuar vetëm një të shtënë, ndërsa kur kanë dalë, e kanë parë të atin duke e ndihmuar nënën e plagosur, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se pas kësaj ngjarjeje burri është në arrati. Kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë.
Ndërkohë, pas vrasjes gjatë ditës së djeshme në Gjilan, Policia e rajonale e këtij qyteti, me një kumtesë ka dhënë detajet rreth saj.
Gjatë të shtënave është vrarë një 24-vjeçar, ndërsa janë arrestuar dy persona të dyshimtë për vrasje, një i moshës 47-vjeçare, e tjetri i lindur në vitin 2002, i cili edhe mendohet të jetë ekzekutori.
Kjo është kumtesa e Policë lidhur me vrasje:
“Në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku kujdestar dhe fatkeqësisht vetëm ka mundur ta konstatojë se viktima A.N. (1994) ka qenë pa shenja jete, dyshohet nga shkrepja e armës së zjarrit. Policia ka arritur t’i arrestojë dy të dyshuarit shqiptarë, shtetas të Kosovës, banorë rezidentë të fshatit Verbicë e Zhegocit B.N. (1971), si dhe A.N. (2002). Ata janë sjellë në stacionin policor, ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, po ashtu në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pushkë e gjuetisë, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, arma është konfiskuar në cilësi të provës materiale. Janë identifikuar disa dëshmitarë okularë, të cilët po ashtu janë intervistuar nga ana e hetuesve policorë, kurse në ndërkohë në vendngjarje ka ardhur prokurori i shtetit dhe IML-ja, të cilët me urdhër të prokurorit të shtetit trupin e pajetë të viktimës e kanë dërguar për autopsi. Ndaj dy të dyshuarve nga ana e prokurorit të shtetit është lëshuar aktvendimi mbi ndalim prej 24 orëve për të dyshuarin kryesor të miturin A.N. (2002), si dhe 48 orëve për të dyshuarin tjetër”, përcjell albinfo.ch.
Dyshohet se kësaj ngjarje të rëndë t’i kenë paraprirë mosmarrëveshjet dhe motivet e ulëta që kanë pasur mes vete viktima dhe të dyshuarit. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë në vazhdim.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











