CH-Ballkani
BE nuk e ka marrë ende draftin e Statutit të Asociacionit
Bashkimi Europian nuk e ka marrë ende një draft të Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kanë thënë zyrtarë të BE-së.
Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, tha për KALLXO.com se puna në hartimit e Statutit është ende duke vazhdua përcjell Albinfo.ch.
“Sapo Ekipi Menaxhues të na informojë zyrtarisht për gjendjen e punës së tyre, kjo çështje do të dërgohet në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë në Bruksel. Ne e kuptojmë se puna është duke vazhduar. Ndërkohë, BE punon vazhdimisht me dy palët për të siguruar implementimin e kësaj marrëveshjeje dhe atyre që janë arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE”, tha zëdhënësja Kocijançiq.
Mediat gjatë javës kanë raportuar se dy presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, do të takohen në fillim të shtatorit në Bruksel për të vazhduar atë që po e quajnë si “fazë finale” të dialogut.
Javëve të fundit, si Thaçi ashtu edhe Vuçiq kanë shpeshtuar deklarimet në favot të një zgjidhjeje e cila prek kufijtë aktualë të dy vendeve, me mundësinë e një “korrigjimi” të tyre.
E pyetur nëse BE do të lejojë që në kuadër të dialogut, dy presidentët ta hapin një temë të tillë, Kocijançiq u përgjigj: “Sa i përket takimit të ardhshëm të nivelit të lartë, unë pres që ai të mbahet në fillim të shtatorit, por data nuk është caktuar ende. Agjenda, formati dhe ritmi i dialogut vendoset nga të dyja palët”.
Pas raportimeve se drafti i Statusit të Asociacionit është dorëzuar në BE, KALLXO.com i ka shkruar Zyrës së BE-së për qasje në dokumente publike.
Edhe kjo zyrë ka mohuar të ketë pranuar një dokument të tillë.
“Më vjen keq të ju njoftoj që Draft-Statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin e keni kërkuar ju është një dokument i cili në këtë kohë është duke u draftuar nga trupat punues në Kosovë (Ekipi menaxhues) dhe kështu EEAS nuk e posedon”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së për qasje në dokumente publike.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA Marjus Cauli dhe Hambel Peçi shpallen fitues në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Forbes përzgjedh Xhoela Bamen mes 30 të rinjve më të spikatur në shkencë globale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Zvicër
-
Familjet zvicerane do të paguajnë “635 franga më shumë në vit” nëse propozimi anti-imigracion fiton Kundërshtarët e nismës “Jo 10 milionëve” po japin një alarm tjetër në lidhje me pasojat e... -
Studim në Cyrih: Rritet frika nga dëbimet e qiramarrësve -
Kolonat e gjata vazhdojnë në Gotthard, bllokim i madh i trafikut drejt jugut -
Pse janë mbipopulluar burgjet në Zvicër? -
Zvicër
Çfarë është hapur dhe mbyllur sot në Zvicër?














