Kosova
Thaçi: Faza e fundit e dialogut do të prodhojë marrëveshje historike
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se faza e fundit e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të prodhojë marrëveshje historike
Presidenti, Hashim Thaçi ka shkruar në lidhje me fazën e fundit të dialogut.
Ai përmes një statusi në rrjetin e tij social në ‘Facebook” ka thënë se Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë të qartë evropiane.
Thaçi ka thënë se për të jetësuar këtë aspiratë, duhet të vazhdojmë punën në implementimin e reformave, si dhe në tejkalimin e mosmarrëveshjeve.
“Faza e fundit e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të prodhojë një marrëveshje historike, ligjërisht të obligueshme, e cila i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në NATO, BE dhe OKB. Prandaj, shtetet e rajonit, shtetet anëtare të BE-së ose shtetet e tjera të botës, nuk duhet të kundërshtojnë ose të kenë frikë nga një marrëveshje potenciale paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, edhe nëse një marrëveshje e tillë mund të nënkuptojë korrigjimin e kufijve”, ka shkruar Thaçi.
Ai ka shkruar edhe se ‘i siguroj të gjithë se një marrëveshje e mundshme midis Kosovës dhe Serbisë nën këtë skenar nuk do të jetë përgjatë vijave etnike. Kosova do të mbetet një shoqëri shumetnike dhe do të vazhdojë të ruajë standardet më të larta në kuptim të mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve’.
Në fund Thaçi ka shkruar se paqja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njohja e ndërsjellë, do të ketë reflektime pozitive për mbarë rajonin dhe më gjerë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës Kundërshtari i ardhshëm i ekipit kombëtar zviceran në Kupën e Botës është praktikisht i vendosur.... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C













