Kosova
Për dialogun mblidhen liderët, s’duhet të diskutohet për ndryshim të kufijve
Kundërshtimin që ka për ndryshimin e kufijve, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka bërë të qartë edhe presidentit, në takimin e zhvilluar sot në mëngjes.
Ai bashkë me liderin e PDK-së, Kadri Veseli, e atë të Nismës, Fatmir Limaj, si dhe Dardan Gashin, kanë takuar presidentin Hashim Thaçi, ku temë kryesore ka qenë dialogu me Serbinë. Pas takimit që ka zgjatur rreth një orë, kryeministri ka thënë se janë konsultuar në lidhje me procesin e dialogut në Bruksel, përcjell albinfo.ch.
Haradinaj tha se kanë folur për parimet e dialogut dhe se e ka shprehur qëndrimin e qartë se nuk duhet të diskutohet për kufijtë dhe territorin e Kosovës.
Sipas tij, këtë qëndrim ia ka bërë të qartë të parit të shtetit dhe vetë ai ka shprehur qëndrim se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve.
“Me rëndësi është që presidenti u shpreh qartë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Respekton territorin dhe integritetin, pra respekton e punon në bazë të Kushtetutës, kështu që nuk diskutohet dhe nuk pranon të diskutojë për ndarjen e vendit. Ajo që është me rëndësi është të qartësohet qëllimi institucional, pra që territori dhe kufijtë nuk diskutohen në asnjë dialog”, është shprehur pas takimit Haradinaj.
Kryeministri ka përsëritur rëndësinë e përfshirjes së opozitës në këtë proces.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës Kundërshtari i ardhshëm i ekipit kombëtar zviceran në Kupën e Botës është praktikisht i vendosur.... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C













