Lajme
Maqedonia prinë në rajon për liri ekonomike
Maqedonia, sipas indeksit të lirive ekonomike, ndodhet në grupin e ekonomive të lira kryesisht të matura, e renditur në vendin e 43-të
Fondacioni amerikan “Heritixh” dhe gazeta “Uollstrit xhurnal” kanë publikuar indeksin e lirive ekonomike për vitin 2013, ndërsa Maqedonia është në toplistën e vendeve në rajon, duke u renditur në vendin 43. Në këtë indeks janë gjithsej 177 vende, ndërsa vetëm Kosova nuk është përfshirë.
Maqedonia, sipas këtij indeksi, ndodhet në grupin e ekonomive të lira kryesisht të matura, në të cilën grup hyjnë vendet nga 36-të deri në vendin e 79-të.
Pas Maqedonisë pason Shqipëria, e cila është në vendin e 58-të, Bullgaria në të 60-n, Turqia në vendin e 69-të, Mali i Zi në 70, Sllovenia në 76, Kroacia 78, Serbia 94 dhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 103-të.
Ndërsa Greqia është ndër shtetet më indeksin më ulët të ekonomive, me 55,4 pika e renditur në vendin e 117.
Siç raporton agjencia MIA, Maqedonia ka pësuar një rënie të lehtë në krahasim ve vitin e kaluar për 0.3 pikë. Këtë vit sipas Fondacioni amerikan “Heritixh” dhe gazeta “Uollstrit xhurnal” Maqedonia ka marrë 68,2 pika, ndërsa vitin 2011 kishte 68.5 pikë.
Hong-Kongu, ndërkaq për të 19-n herë me radhë shpallet ekonomia më e lirë në botë me 89,3 pika indeksi nga 100 të mundshmet. Në vendin e dytë, sipas në renditjen me 88 pikë është Singapori, ndërsa në pesë vendet lidere që kanë mbi 80 pikë janë Australia, Zelanda e Re dhe Zvicra.
Ndërsa në dhjetëshe janë edhe: Kanada, Kili, Mauricius, Danimarka dhe SHBA-ja. Kina kontinentale është në vendin e 136-të, ndërsa Rusia në vendin e 139-të nga gjithsej 177 vende të përfshira në hulumtim. Tri vendet e fundit i takojnë Ekuadorit, Argjentinës dhe Ukrainës.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori









