Lajme
Shtëpitë e mërgimtarëve në “target” të hajnave
Brenda një jave në komunën e Vitisë janë raportuar 20 vjedhje shtëpish. Sipas banorëve të kësaj komuna, shumica janë shtëpi të bashkatdhetarëve
Vjedhjet e shtëpive të pabanuara, kryesisht të bashkatdhetarëve që jetojnë dhe punojnë në diasporë, është bërë modë në komunat e Anamoravës. Kjo dukuri më e theksuar është në Komunën e Vitisë, në të cilën brenda një javë janë plaçkitur rreth 20 shtëpi.
Banorët e shatit Stubëll, siç raporton KTV, kanë thënë se shumica e vjedhjeve ishin në shtëpitë e pa banuara, ndërsa Policia e Kosovës si rëndomtë, ka deklaruar se është duke i hetuar rastet dhe po bën përpjekje për kapjen e hajnave.
Shumë banorë të këtij fshati jetojnë në shtetet perëndimore, gjë që u ka mundësuar hajnave ta kenë më të lehtë për të vjedhur.
Luz Zefi banor i këtij fshati shpjegon se si çdo ditë dëgjon nga banorët për shtëpi të vjedhura. Njëra nga to ishte edhe kjo e familjarit të tij të sapo martuar e i cili nuk jeton në Kosovë.
Sipas Zefit, hajnave duket se më shumë ju intereson për gjësendet me vlerë, këtë e vërteton edhe mënyra e vjedhjes.
Afrim Halili Komandant i Policisë në Viti ka thënë se fshati Stubëll ishte më i prekur nga hajnat. Ai ka thënë se duke e parë numrin në rritje të vjedhjeve, Policia e Koosvës ka shtuar prezencën e njësiteve të saj në këto fshatra për të mundësuar qytetarëve një siguri më të lartë.
Ndryshe, hajnia nëpër shtëpi është prezent edhe nëpër komunat tjera të Kosovës, ndërsa Gjilani po ashtu ka qenë epiqendër e vjedhjeve të shtëpive. Në këtë komunë dy vjet më parë, një grup hajnash në ikje e sipër, kanë therur për vdekje një qytetar dhe kanë lënduar rëndë vëllanë e tij
R. J e ka shtëpinë në lagjen “Zabeli i Sahit Agës” i cili kishte rënë preh e hajnave. Ai jeton me gjithë familjen në shtetet perëndimore, ndërsa në Gjilan e kishte ndërtuar një shtëpi reletaivisht të bukur.
“Pavarësisht që iu kam rekomanduar disa fqinjëve për kujdes, natën kishin hyrë hajnat dhe më kishin marrë disa gjëra, përfshirë edhe një TV leed, të cilën e kam blerë në Zvicër 1499 franga”, thotë ai. “Ky është tmerr. Punon në perëndim dhe kursen mjete për investim në Kosovë, ndërsa atje të vjedhin”, thotë ai.
Sipas një statistike, në rajonin e Gjilanit janë afër pesë mijë shtëpi të pabanuara, ndërsa shumica janë të bashkatdhetarëve.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












