E-Diaspora
Me breakdance kundër dëbimit të familjes shqiptare
Një familje nga Shqipëria është dashur të dëbohet. Protesta është e ashpër. Fëmija është kryetar i klasës, ndërsa babai i sëmurë rëndë. Tani kanë filluar reagimet
Ishte një eveniment ekskluziv për senatorin e brendshëm: Grupi breakdance i “Knochenbrecher Crew” nga Reinickendorfi, javën e kaluar vallëzoi para Departamentit të Senatit për Çështjet e Brendshme dhe Sporteve. Ata kanë dashur t`i dorëzojnë një listë të nënshkrimeve politikanit Andreas Geisel (SPD). Këtu nuk bëhej fjalë për sport, por për vendimin e tij për të refuzuar aplikimin në rast të vështirë, të familjes Turtulli nga Shqipëria.
Edhe vajza 13-vjeçare, Marsilda, është pjesë e kësaj ngjarje. Ajo duhet të dëbohet së bashku me prindërit e saj. Autoritetet për të huajt kohëve të fundit kishte premtuar vetëm një shtyrje të qëndrimi prej disa javësh. Babai tani është në spital. Për shkak të heqjes kirurgjikale të tumoreve të trurit, ai është shumë i hendikepuar dhe i varur nga trajtimi psikologjik dhe i medikamenteve, si dhe kontrolleve hetimore në Charité. Megjithatë, autoritetet e të huajve atë e kanë klasifikuar si të përshtatshëm për udhëtim, shkruan “Tagesspiegel”, përcjell Albinfo.ch.
Familja shqiptare në Gjermani kishte ardhur në vitin 2015, por kërkesa e tyre për azil u refuzua në mars të vitit 2017. Dy fëmijët e rritur të familjes, të cilët aktualisht janë duke u trajnuar në Berlin, mund të qëndrojnë në Gjermani. Valltarët e breakdance kanë grumbulluar më shumë se 28.000 nënshkrime për Marsildën dhe prindërit e saj, që në fund të shfaqjes t`ia dorëzojnë një sekretareshës së Departamentit të Senatit. Për rastin në fjalë, Geisel nuk ka dashur të prononcohet personalisht për “raste individuale”. Për arsye të të dhënave personale dhe privatësisë së familjes shqiptare.
Të huajt që duhet të largohen nga territori gjerman, tek anëtarët e Komisionit të rasteve të rënda mund të aplikojnë dhe fillimisht të kërkojnë këshilla. Më tutje, komisioni shqyrton nëse ekzistojnë rrethana që justifikojnë një qëndrim të mëtejshëm për “arsye humanitare ose personale”. Pastaj, si në rastin e familjes Turtulli, ata lëshojnë një peticion tek senatori i brendshëm. Ai nuk është i obliguar ta ndjek opinionin e komisionit, por vendos në bazë të dokumenteve që i janë dhënë atij. Vendimi i tij nuk është subjekt i shqyrtimit gjyqësor.
Në rastin e familjes Turtulli, Geisel ka vendosur për të dëbuar familjen shqiptare. Përpjekjet e integrimit të familjes konsiderohen jo të mjaftueshme, transmeton më tej Albinfo.ch. Dosjet e autoriteteve të emigracionit thonë se azilkërkuesit nuk kishin kërkuar punë, as nuk kishin ndjekur kurse të gjuhës gjermane, angazhimi në shkollë i 13-vjeçares nuk ishte e mirë. Në fund, Shqipëria vlerësohet si vend i sigurt i origjinës.
Trajneri për breakdance i Marsildës dhe studenti i doktoraturës nga Potsdami, Saman Sebastian Hamdi, ka kundërshtuar: Vajza është e integruar mirë dhe flet gjermanisht. Herën e fundit ajo ishte zgjedhur edhe si kryetare e klasës. Prindërit kishin marrë pjesë nëpër kurse të gjuhës gjermane, por për shkak të sëmundjes së tij, babai nuk ka qenë më në gjendje t`i vijojë. Më pas, bashkëshortja e tij duhej të kujdeset për shumë gjëra në spital. Edhe ajo kishte punuar si pastruese, deri në momentin që i ndalohet për shkak të lejeqëndrimit të caktuar. Në këtë moment, gruaja ende ka oferta për punë, thotë Hamdi.
Drejtori i departamentit të neurokirurgjisë së Charité, i është drejtuar me një letër zyrës së emigracionit më datë 31 gusht. Me kërkesën “për të kuptuar situatën aktuale për zgjatjen e mëtejshme të qëndrimit” të familjes Turtulli në Berlin. Tumori kishte shpërthyer sërish dhe ishte “potencialisht kërcënues për jetën”. Babai në asnjë rast nuk guxon të transportohet. Trajtimi mund të bëhet vetëm në një qendër me përvojë, siç është Charité. Por kjo letër ishte e pnajohur për Departamentin e senatit të brendshëm, shkruan Albinfo.ch. Vendimi i Geisels kundër këtij rasti të vështirë ishte marr para 31 gushtit.
Administrata e senatit në fillim refuzoi të komentonte mbi letrën e mjekut. “Për shkak të situatës së re, senatori Geisel duhet të rishikojë vendimin e tij”, thotë trajneri Hamdi. Komisioni i peticioneve të dhomës së përfaqësuesve tani i ka kërkuar Departamentit të senatit për punë të brendshme dhe sport për një mendim lidhur me rastin.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj I përballur me një krizë të madhe në vreshtarinë zvicerane, kantoni i Gjenevës dëshiron të prezantojë... -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit












