Lajme
Asgjësohet një grup transnacional i trafikimit të emigrantëve
Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës janë përfshirë në një operacion të gjerë evropian kundër krimit të organizuar
Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it janë përfshirë në një operacion të përbashkët me policitë rajonale dhe evropiane, për të asgjësuar një grup kriminalë që po transportonte në vijimësi, refugjatë nga Siria, Libia dhe Turqia për në Evropën Perëndimore.
Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it kanë marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare për shtyp në Budapest, ku është paraqitur përmbyllja e suksesshme e operacionit në shkallë të gjerë në Evropë lidhur me kontrabandimin e imigrantëve nga Afrika dhe Azia drejt BE-së.
Operacioni në Evropë, siç thuhet në një komunikatë për media, ishte bërë i mundur në bazë të inteligjencës dhe informacioneve të siguruara nga EULEX-i.
“Gjatë operacionit të djeshëm, i cili u zhvillua njëkohësisht në 10 vende, janë arrestuar 103 persona dhe janë kryer 117 bastisje. Një kontribut i këtillë i Policisë së EULEX-it dhe i Policisë së Kosovës nuk ishte shënuar më herët përkitazi me një operacion kaq të gjerë i cili përfundoi në mënyrë të suksesshme”, thuhet në komunikatë.
Në operacionin e përbashkët që u zhvillua të martën, Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës i kanë arrestuar tre persona, ndërsa një person tjetër ishte arrestuar javën e kaluar, kurse 11 të tjerë qenë arrestuar në vitin 2011 dhe 2012, duke e ngritur në 15 numrin e personave të dyshuar vetëm në Kosovë.
Sipas EULEX-it, disa prej udhëheqësve kryesorë të këtij rrjeti kriminal transnacional kishin operuar nga Kosova, e cila shërbente si rrugë tranziti nga Siria, Libia dhe Turqia drejt vendeve të Evropës Perëndimore.
“Projekti i ashtuquajtur “Fimathu” ishte kryer nën ombrellën e EUROPOL-it dhe e ka përfshirë edhe bashkëpunimin me Kosovën, Malin e Zi, Hungarinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Austrinë, Italinë, Slloveninë, Kroacinë, Francën, Gjermaninë, Greqinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë”, konsideron EULEX-i.
Në Kosovë, siç thuhet, rasti është hetuar nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











