Lajme
Sllovenia mund ta vonojë anëtarsimin e Kroacisë në BE
Mosmarrëveshjet shumëvjeçare për „Ljubjlanska Banka“ kanë shtuar tensionet mes të Kroacisë dhe Sllovenisë
Zagrebi druhet se Lubjana mund ta vonojë anëtarsimin e Kroacisë në BE. Kroacia ka dorëzuar zyrtarisht gati para dhjetë vitesh kërkesën për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. Por nga ana tjetër janë shfaqur vazhdimisht pengesa të reja. Disa nga problemet krijoheshin nga vet nga kroatët – për shembull, mungesa e bashkëpunimit të Kroacisë me Tribunalin Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në Hagë.
Por tani ka vendosur një kusht Sllovenia fqinje: zgjidhja e mosmarrëveshjes së gjatë për ‘Ljubljanska Banka’ dhe borxhet e saj ndaj depozituesve kroatë.
Si pasojë e shpërbërjes së Jugosllavisë në fillim të viteve 1990 u shkatërrua edhe sistemi i përbashkët bankar jugosllav. Banka „Ljubljanska“ me seli në Slloveni është deklaruar nga qeveria sllovene e paaftë për të kryer pagesa. Shumë klientë privat humbën kursimet e tyre. Një pjesë të borxhit të ‘Ljubljanska Banka’ ndaj kreditorëve kroatë – gjithsej 278 milionë euro, atëherë i pati marrë përsipër qeveria kroate. Përmes dy bankave kroate ajo u ka paguar paratë në vitin 1993 ish-klientëve të ‘Ljublanska Banka’, transmeton DW.
Qeveria kroate ka autorizuar të dy bankat që të kërkojnë nga Sllovenia përmes gjykatave rikthimin e këtyre fondeve. Por Sllovenia kërkon nga qeveria në Zagreb, që t’u marrë përsëri autorizimet këtyre dy bankave.
Në këtë mënyrë këto 278 milionë do të ishin pjesë e procesit të shpërndarjes së papërfunduar ende të trashëgimisë së Jugosllavisë së dikurshme dhe jo ngarkesë e drejtpërdrejt për buxhetin slloven, i cili gjithësesi aktualisht është në gjendje të vështirë.
Pa kapërcimin e mosmarrëveshjes për bankën sllovene, parlamenti në Lubjanë nuk është i gatshëm ta ratifikojë traktatin e pranimit të Kroacisë. Kështu vihet në pikëpyetje data e anëtarësimit të Kroacisë e parashikuar për më 1 korrik të këtij viti.
Procesi i anëtarësimit të Kroacisë në BE është vonuar edhe në të kaluarën për shkak të konflikteve me Slloveninë. Në vitin 2010 Sllovenia bllokoi bisedimet e mëtejshme midis Kroacisë dhe Brukselit për shkak se nuk ishin qartësuar ligjërisht kufijtë mes dy vendeve në Gjirin e Piranit. Para këtij konflikti për vijën kufitare kishte pasur edhe një mosmarrëveshje tjetër slloveno-kroate për krijimin e një zone ekonomike në Gjirin e Piranit.
Për shkak se ky vendim i njëanshëm i Kroacisë nuk u pa me sy të mirë as në Itali, ai u tërhoq shpejt nga parlamenti kroat. Sjellja e Sllovenisë gjatë viteve të fundit është parë si negative edhe nga politikanët evropianë.
Përveç kësaj Sllovenia ka interes që të jetë si vendi i vetëm i ish-Jugosllavisë, anëtar i Bashkimit Evropian, mendon analsti Denis Romac nga e përditshmja kroate “Novi List”. Në fakt politikanët kroatë që nga fillimi i negociatave me BE-në e kanë theksuar qartë rolin e vendit të tyre si një “urë lidhëse midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud










