Bota
Turqia urdhëron ndalimin e 101 ushtarëve në hetimet për Gulenin
Kryeprokurori i Ankarasë ka udhëruar ndalimin e 110 ushtarëve të forcës ajrore, pas dyshimeve për lidhje me klerikun që jeton në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon për orkestrim të tentimeve të dështuara për grushtshtet më 2016.
Tre kolonelë, dy nënkolonelë, gjashtë majorë dhe tre kapitenë gjenden në mesin e personave për të cilët ka filluar operacioni i kërkimit në 15 provinca.
Autoritetet turke kanë kryer shpesh bastisje të tilla kundër mbështetesve të dyshuar të Gulenit, pas tentimeve të dështuara për puç, si pasojë e të cilave kanë vdekur 250 persona.
Kleriku fetar në anën tjetër mohon përfshirjen në këtë proces, shkruan REL përcjell Albinfo.ch.
Aleatët perëndimorë të Turqisë kanë kritikuar hapat qeveritarë, të cilët janë marrë kryesisht në kohën kur Turqia ishte në gjendje të jashtëzakonshme, e shpallur vetëm pak kohë pas puçit të dështuar.
Kritikët e Erdoganit akuzojnë atë për përdorim të tentimeve të dështura për grushtshtet, si arsyetim për të shtypur kundërshtarët.
Mirëpo sipas autoriteteve turke, këto masa janë të nevojshme për të luftuar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë














