E-Diaspora
Zvicra në mungesë të pediatërve, dëshmon familja shqiptare
Në tërë Zvicrën ka shumë pak pediatër. Veçanërisht dramatike situata është në rrethinën e Wil SG.
Prindërit me fëmijët e tyre, ndonjëherë duhet të udhëtojnë deri në Winterthur ZH për trajtim mjekësor. Pakënaqësia është e madhe, ndërsa zgjidhja e vështirë.
Një mëngjes, vogëlushja Ilirida (1) kishte një dhimbje të madhe dhe ethe të shumta. “Ajo mezi mund të gëlltiste dhe nuk hëngri më asgjë. Si prindër të shqetësuar, donim të merrnim sqarime nga pediatri”, thotë babai i saj, Ilir Zenuni për “Blick”, përcjell Albinfo.ch. Ai dhe bashkëshortja e tij Eurela, me vajzën e tyre të sëmurë udhëtojnë tek “Swiss Medi Kids”, kujdestaria më e madhe private e Zvicrës për fëmijë.
Por, atje ka mbingarkesë të madhe: Me pacienten e vogël, ai është udhëzuar për të shkuar nga Wil SG në Winterthur ZH. Udhëtimi deri atje dhe prapa: Rreth 80 minuta! Kjo është shumë neglizhente, thotë Zenuni. “Unë nuk mund ta paramendoj se çfarë ndodh nëse nuk kam aq shumë kohë në rast emergjence!” Megjithatë, Zenuni nuk mund të kërkojë një pediatër tjetër, pasi vështirë se një pediatër në rajon pranon të ,arrë pacientë të rinj.
Në Wil SG dhe rrethinë ndjehet mungesa akute e pediatërve. Dhe të tjerët janë të stërngarkuar pa shpresë. Situata është intensifikuar veçanërisht me daljen në pension të pediatrit veteran ëiler Juhani Sidler, në prill të këtij viti, njofton më tej Albinfo.ch. Ai, pacientët e vet ia dorëzoi grupit të praktikës Swiss Medi Kids.
Në fillim lehtësimi në rajon ishte i madh për shkak të zgjidhjes së përkujdesjes ndaj fëmijëve. Sidomos, përgjegjësja e përgjithshme e Swiss Medi Kids, Katja Berlinger, ka premtuar se së shpejti më tepër pediatra do të praktikojnë në Wilnë kohë të duhur.
Por, euforia e atij çasti, tani nuk mund të ndjehet, disa muaj më vonë. Për shkak se Swiss Medi Kids nuk mund t`i përmbushë shpresat. Zenuni nuk është i vetmi që ankohet për Swiss Medi Kids në Wil.
Dhjetra prindër të tjerë kanë ndjerë mungesën e pasigurt të pediatërve. “Ka kushte të papranueshme këtu!”, Thotë Maria Romagnolo nga Rickenbach TG në afërsi të ëil. Ajo gjithashtu pohon se pothujase nuk pranion termine siç duhet për fëmijët e saj. Ajo bile iu drejtua degës së “Swiss Medi Kids” në Cyrih me fëmijën e saj që vuante nga ndezja e veshëve.
Për t’i bërë gjërat edhe më të komplikuara, grupi i praktikës së Katja Berlinger, së fundmi gjithashtu ka kufizuar shpërndarjen e medikamenteve. Edhe medikamentet e tilla kundër etheve, jepen vetëm pas terminit me pagesë të ndonjë mjeku. Një praktikë që ordinanca e mëparshme e Juhani Sidler, nuk e kishte.
Katja Berlinger, drejtoreshë ekzekutive e Swiss Kids Medi, është njoftuar me kritikat ndaj kompanisë së saj. “E kuptoj zemërimin e prindërve, por po bëjmë çmos për të trajtuar sa më shumë pacientë të jetë e mundur”, thotë ajom, transmeton Albinfo.ch. Dega në Wil ka qenë e stërngarkuar gjatë pranverës. Por, ajo nuk beson se prindërit po udhëzohen të shkojnë në ëinterthurit. Kjo ka ndodhur vetëm në fillim, thotë Berlinger.
“Ndërkohë, ne arritëm të fitonim mjekë të rinj. Përveç kësaj, ne do të vazhdojmë të rrisim vazhdimisht përqindjet, në mënyrë që të jemi në gjendje tu ofrojmë prindërve sa më shumë termine”, thotë Berlinger. Ilirida e vogël sot ndjehet pak më mirë, por frika nga emergjenca e ardhshme mbetet.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën Startup-i zviceran i energjisë diellore Sun-Ways është bashkuar me operatorin shtetëror hekurudhor francez SNCF për të... -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve














