Kosova
Do të fillojnë procedurat e regjistrimit për dy persona të zhdukur
Komisioni për personat e zhdukur ka vendosur sot që të fillojnë procedurat për regjistrimin edhe të dy rasteve të reja të personave të zhdukur, të iniciuara sipas kërkesave të familjeve.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur gjatë ditës së sotme është takuar me përfaqësues të institucioneve dhe shoqatave familjare, ishte edhe kryetari i Delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë për çështjen e personave të zhdukur.
Sipas një njoftimi, gjatë këtij takimi janë diskutuar çështje të rëndësishme të adresuara në përpjekjen institucionale për zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur, me theks të veçantë planifikimi i aktiviteteve për periudhën e mbetur të vitit, përkatësisht lokacionet që do të procedohen për gërmime vlerësuese.
“Anëtarët e Komisionit gjatë takimit diskutuan për aktivitetet e zhvilluara gjatë tre muajve të fundit, duke theksuar vlerësimin përmes Radarit Depërtues Tokësor në tetë pika të tri lokacioneve të shënjuara brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe në dy lokacione në territorin e Serbisë, si dhe dorëzimin te familjet për rivarrim të mbetjeve mortore të një personi të zhdukur, të identifikuar si dhe rastet e mbetjeve mortore në kuadër të procesit të ribashkimit, pastaj fillimin e fazës së dytë të ‘projektit për trajtimin e rrobave dhe artefakteve të personave të zhdukur të identifikuara’, angazhimin e KQPZH-së në zbatimin e vendimit të Qeverisë për rivarrimin e dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në Kompleksin Memorial në Marinë, si dhe rreth aktiviteteve në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur dhe pjesëmarrjes në Konferencën Rajonale të organizuara nga Bordi Rajonal i shoqatave familjare të personave të zhdukur në territorin e ish-Jugosllavisë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu është diskutuar dhe është vendosur për procedurat me qëllim të zbatimit të Vendimit të Qeverisë për ndarje të mjeteve financiare për përkrahje të shoqatave familjare të personave të zhdukur.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën














