Lajme
Kosova shton praninë në Wikipedia
Është përmbyllur gara më e madhe kombëtare e njohur si Wikiakademia e cila synon të pasurojë në mënyrë sa më të dinjitetshme Kosovën në internet
Ministria kosovare e Punëve të Jashtme e ka mbyllur të hënën garën më të madhe kombëtare “Wikipedian”, duke zgjedhur fotografitë, muzikën dhe shkrimin më të mirë për arkeologjinë kosovare. Ky konkurs, sipas MPJ-së, do të mundësojë pasqyrim real të Kosovës në internet.
Kjo garë është organizuar në kuadër të Strategjisë për Diplomaci Digjitale të Ministrisë së Jashtme dhe ka mundësuar pjesëmarrjen e mbi 200 garuesve të cilët janë shpërblyer me një fond total prej 10,000 euro shpërblime.
Wikiakademia është një projekt i trajnimit të të rinjve për përdorimin e enciklopedisë më të madhe në botë Wikipedia, që ka pasur për synim shtimin e informatave për Kosovën në këtë resurs të vlefshëm informativ.
Gara e Wikiacademy-s është iniciuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Fondacionin IPKO, shoqatën kosovare “open source FLOSS” dhe Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.
“Nga 57 artikuj të ri për Kosovën dhe veçoritë e saj, nga 3 fituesit kryesorë, ishin artikulli mbi Teknologjinë Informative të Kosovës nga Dardan Ahmeti, pastaj Muzikën Klasike në Kosovë nga Liburn Jupolli, Edona Vatoci dhe Mic Sokoli, ndërsa fituesi ishte artikulli i ri për Arkeologjinë e Kosovës nga Atdhe Prelvukaj”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në këtë garë u përzgjodhën dhe fotot më të mira për Kosovën në Wikipedia, ku 3 fituesit kryesorë u shpallën: Bujar Gashi, Arben Llapashtica dhe Arben Islami.
Petrit Selimi, Zëvendës Ministër i Jashtëm dhe iniciator i projektit, deklaroi se një nga problemet kryesore me të cilat përballet diplomacia kosovare është edhe mungesa e informatave nga Kosova në internet, jo vetëm politike por edhe të dhëna për kulturën, artin, ekonominë dhe jetën e përditshme.
Ambasadori Jan Braathu i Norvegjisë tha se ky është ndër projektet më të qëlluara që kanë bashkëfinancuar, duke inkurajuar participuesit të mbesin edhe një kohë të gjatë në Wikipedia për t’i kundërshtuar propagandistët që nuk ia duan të mirën Kosovës.
Projekti Wikiacademy synon të jetë angazhim i përjetshëm për të rritur sa më shumë informatat nga Kosova, ndërsa Strategjia për Diplomaci Digjitale e Kosovës është përzgjedhur si e katërta më e mira në botë nga revista Yeni Diplomasi e Turqisë.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori











