Lajme
Kosova anëtarësohet me drejta të plota në RCC
Ministri Enver Hoxhaj tha se anëtarësimi në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal është historik për Kosovën
Republika e Kosovës është bërë anëtare e plotë e Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RRC), që është organizata më e madhe rajonale në Evropën Juglindore. Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj tha se anëtarësimi në RCC është një ditë historike dhe shumë e rëndësishme për vendin.
Këto komente, shefi i diplomacisë kosovare i bërë në një konferencë për medie, menjëherë pas që Qeveria ka marrë lajmin se Kosova është bërë anëtare me të drejta të plota e RCC. Ky këshill, siç tha ministri Hoxhaj, është vazhdimësi e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore.
Duke folur për përfitimet që Republika e Kosovës do të ketë nga anëtarësimi në RCC, ministri Hoxhaj ka theksuar se prioriteti më i rëndësishëm i politikës së jashtme është anëtarësimi i Kosovës në organizata rajonale, evropiane dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Sipas tij, përfitimi i parë është padyshim – politik.
“Me këtë anëtarësimi, Republika e Kosovës hyn në rrugën e pakthyeshme drejt Bashkimit Evropian, sepse RCC është instrumenti kryesor i para-anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kosova do të ketë të drejtën e përfaqësimit, të nënshkrimit dhe të votimit si të gjitha shtetet anëtare të kësaj organizate”, ka shtuar ai.
Hoxhaj ka thënë se përfaqësimi i Kosovës në këtë organizatë, është një forcim i pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe një fuqizim i rolit të saj në rajon.
Sipas tij, anëtarësimi në RCC do të lehtësojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në shumë organizata të Evropës Juglindore që funksionojnë nën ombrellën e RCC-së. Njëherësh, ai ka shtuar se përftimi i dytë është shoqëror dhe institucional.
“RCC do të angazhohet në implementimin e projekteve që do të përtërijnë dhe forcojnë potencialin njerëzor në Republikën e Kosovës dhe në Evropën Juglindore. Po ashtu Republika e Kosovës do të përfitojë edhe nga shkëmbimi dhe bashkëpunimi parlamentar”, ka theksuar Hoxhaj.
Përfitimi i tretë, nga anëtarësimi i Republikës së Kosovës në RCC, siç tha Hoxhaj, është aspekti ekonomik.
“RCC do të mbështet një numër iniciativash shoqërore dhe ekonomike në Kosovë, të cilat kanë si pikësynim lehtësirat në investime; zhvillimin e Ndërmarrjeve – Bizneseve të Vogla dhe atyre të Mesme; liberalizimin e tregtisë; përmirësimin e shëndetit publik; dialogun shoqëror, dhe reformën e praktikave zyrtare të punësimit”, ka paralajmëruar Hoxhaj.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar









