Autotech
Deri në vitin 2030, BE do të reduktojë 35 % emetimet e CO2 nga automjetet
Pas një takimi maratonë prej 13 orësh, ministrat e Ekologjisë dhe Mjedisit të shteteve anëtare të BE-së të enjten vonë arritën një marrëveshje mbi reduktimin e emisioneve të dioksidit të karbonit (CO2) nga automjetet me 35 për qind deri në vitin 2030.
Siç raportojnë mediat nga Brukseli, kompromisi i arritur është nën nivelin e kërkuar nga Parlamenti Evropian prej 40 për qind dhe më poshtë se kërkesat e vendeve të shumta, të tilla si Franca dhe Holanda, përcjell albinfo.ch.
Gjermania dhe disa vende të Evropës Lindore ishin kundër shkallës së lartë prej 40 për qind, pavarësisht nga paralajmërimet e ekspertëve të klimës të Kombeve të Bashkuara në urgjencën e nevojës për të reduktuar ngrohjen globale prej 1.5 gradë celsius.
Gjermania, nën presionin e industrisë së saj të fuqishme të automobilave, arriti të shkurtojë kompromisin.
Sektori i transportit në BE është një nga sektorët e vetëm, ku emetimet e CO2 janë në rritje, në vend se të zvogëloheshin.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut














