Futboll
Kosova, me tri përforcime nga Zvicra
Arijanet Muriq, Shkëlqim Demhasaj dhe Mirlind Kryeziu, të lindur në Zvicër pritet të luajnë në nëntor për Kosovën
Numri i lojtarëve shqiptarë që luajnë në ligat evropiane e zgjedhin të luajnë për Kosovën po rritet nga dita në ditë.
Ditë më parë Arijanet Muriq me prejardhje nga Mali i Zi ka vendosur të aplikojë për pasaportë të Kosovës. Ai është portier në Manchester City dhe llogaritet me të ardhme të ndritur. Muriqi ka lindur në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Në nëntor ka gjasa të mëdha të luajnë edhe Shkëlqim Demhasajn dhe Mirlind Kryeziun.
Ata janë pajisura me pasaportat e Kosovës dhe priten të grumbullohen për dy ndeshjet vendimtare të Ligës së Kombeve, atë ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit, raporton “telegrafi”.
Si Demhasaj, ashtu edhe Kryeziu kanë luajtur deri më tani për 21-vjeçarët e Zvicrës.
Kujtojmë që sulmuesi aktivizohet me Luzernin në kampionatin zviceran, teksa në 12 ndeshje ka shënuar 6 gola si dhe ka dhënë 3 asistime.
Ndërkohë për sa i përket mbrojtësit Kryeziu, ai është pjesë e Zyrihut.
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë ndaluar ndezjen e çdo lloj zjarri në pyje dhe në... -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë














