Lajme
Kosovarët të rrezikuar nga produktet e kontaminuara
Shamponi „Kosil“, Margarina „Vital“, peshku aziatik dhe disa produkte të qumështit, janë vetëm disa nga produktet e importuara që janë vlerësuar si kancerogjene
Qytetarët e Kosovës janë të rrezikuar në vijimësi nga produktet e dyshimta, të cilat hyjnë në Kosovë pa u kontrolluar mirë nga cilësia dhe qëndrueshmëria.Vetëm brenda katër muajve në Kosovë kanë hyrë disa produkte me cilësi të dyshimtë, që përmbanin elemente kancerogjene.
Shamponi Kosil, Margarina Vital, peshku aziatik dhe disa produkte të qumështit, ishin produktet e dyshuara për nga cilësia. Qumështi me mbidozë të aflatoksinës që ishte prodhuar në Serbi, Bosnje e Hercegovinë e Kroaci, ishin produktet e fundit, shitja e të cilave u ndalua në tregun kosovar.
Edhe më të dyshimta, produktet e huaja që importohen në Kosovë i bën mungesa e një laboratori vendor, në të cilën do të analizoheshin të gjitha produktet ushqimore që hyjnë në Kosovës. Këto dyshime kanë dal në pah me rastin e Javës së Konsumatorit, i cili ka nisur të enjten.
Shoqata për mbrojtjen e konsumatorit dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës duke përmendur këto raste, theksojnë se janë duke punuar për vetëdijesimin e qytetarëve për paraqitjen e ankesave kur ata hasin në produkte të dyshimta.
Udhëheqësi i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë se Kosova ka të rregulluar mirë legjislacionin në aspektin e mbrojtjes së konsumatorit, por kjo nuk mjafton duke pasur parasysh nivelin e zbatueshmërisë së ligjeve në Kosovë.
“Nuk është e mjaftueshme, sepse zbatueshmëria e ligjeve për mbrojtjen e konsumatorit e ka fatin e ligjeve të tjera. Është e ditur se zbatueshmëria e ligjeve në Kosovë, nuk e arrin nivelin 40 për qind”, tha Kaçaniku.
Ai tha se mungesa e laboratorëve për bërjen e analizave të produkteve, të cilat hasen si të dyshimta, janë një pengesë mjaft e madhe në Kosovë. Laboratorët duhet të jenë të pavarur dhe nën mbikëqyrjen e konsumatorit, konsideron Kaçaniku.
“Mungesa e laboratorëve dhe ekspertëve, motivimi i pamjaftueshëm i mekanizmave kadrovik e financiar po na kushton shumë shtrenjtë. Derisa ne, si konsumatorë, po e vërejmë se diçka ka ndodhur dhe po dëshmohet se, në mungesë të laboratorëve, në organizmin tonë ka hyrë një ushqim i kontaminuar. Në këtë aspekt duhet të punojmë shumë më shumë”, shton Kaçaniku.
Sidoqoftë, rastet e fundit të produkteve të dyshimta kanë ngritur vetëdijen e qytetarëve për të bërë ankesa. Sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, derisa në vitin e kaluar numri i rasteve që konsumatorët i kanë paraqitur rastet në Departamentin për mbrojtjen e konsumatorit ishte 109 ankesa, në vitin 2013 vetëm për tre muaj janë paraqitur 86 ankesa.
Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Cuneyd Ustaibo, thotë se ka një përmirësim të lehtë në mbrojtjen konsumatorit, por ende mbetet shumë për t’u bërë në mënyrë që mbrojtja e konsumatorit të rregullohet sipas normave dhe standardeve ndërkombëtare.
“E drejta e konsumatorit mbrohet me ligj dhe çdo njëri nga ju që hasni në padrejtësi, duhet ta raportoni atë”, thotë Ustaibo
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











