Shqipëria
Shkodranët shpenzojnë më shumë në restorante se evropianët
Shkodra mban rekordin për shpenzimet në restorante dhe hotele, ku sipas të dhënave në Anketën në Buxhetit të Familjeve 2017, shpenzimet për restorantet dhe hotele ishin sa 9.5% e totalit të të gjitha shpenzimeve
Thonë se ushqimi është një ndër kënaqësitë më të mëdha të jetës dhe se të paktë janë ata që e shijojnë vërtet. Restorantet janë një biznes që aktivitetin e tyre e bazojnë tek ushqimi dhe shërbimi.
Po cilët janë ato qytete në Shqipëri që shpenzojnë më shumë për të shijuar ushqime në restorante?
Të gjithë i njohim shkodranët si njerëz të qejfit, me humor dhe Shkodrën si djep i kulturës.
Shkodra mban rekordin për shpenzimet në restorante dhe hotele, ku sipas të dhënave në Anketën në Buxhetit të Familjeve 2017, shpenzimet për restorantet dhe hotele ishin sa 9.5% e totalit të të gjitha shpenzimeve.
Mes tundimit nga krapi i liqenit, lokalet buzë lumit, apo alternativat e detit (Velipojës) e zonave malore aty rrotull, shpenzimet për restorante në Shkodër janë edhe më të larta se mesatarja e Bashkimit Evropian, ku sipas të dhënave të Eurostat zinin rreth 8% në totalin e shpenzimeve të familjeve, shkruan ‘monitor’.
Krahasuar me mesataren kombëtare, familjet në Shkodër shpenzojnë gati dyfishi më shumë. Në 2017-n, shpenzimet mesatare në vend për restorante dhe hotele ishin 5%, përcjell albinfo.ch.
Shpenzimet për “Restorante dhe hotele” kanë regjistruar një rritje prej 11,8%, krahasuar me vitin e kaluar, e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve të nëngrupit “restorante”, raporton INSTAT në anketë.
Pas shkodranëve, shpenzimet më të larta në raport me totalin i kanë beratasit. Qarku i Beratit shpenzoi mesatarisht në 2017-n 6.3% për restorante dhe hotele, duke u ndjekur nga Fieri (6%), Lezha (5.8%) dhe Tirana me 5.5%.
Korça, gjithashtu, i ka shpenzimet për restorante më të larta se mesatarja kombëtare me rreth 5.4% të totalit.
Në Qarkun e Dibrës, shpenzimet për restorante dhe hotele në 2017-n ishin 4.2%.
Durrësi dhe Vlora janë të njohur, për vetë vendndodhjen buzë detit, për restorantet e mira të peshkut, mirëpo vetë vlonjatët dhe durrsakët nuk i shijojnë. Sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve, familjet në Vlorë, shpenzuan në restorante vetëm 2.9% të totalit, thuajse sa gjysma e mesatares kombëtare, ndërsa në Durrës vetëm 2%, më pak se gjysma e mesatares kombëtare.
Edhe Gjirokastra është e njohur për një kuzhinë me receta të larmishme, mirëpo gjirokastritët preferojnë që ushqimin ta shijojnë në shtëpi. Sipas të dhënave të ABF 2017, shpenzimet për restorante janë 2.9%. Edhe Elbasani ka përqindje të ulët të shpenzimeve për restorante me rreth 2.6%
Shpenzimet më të ulëta i ka Qarku Kukës, me vetëm 1.1% të totalit të shpenzimeve për restorante dhe hotele.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël












