Kosova
Seanca për dialogun të mërkurën, kërkohet konsensus
Kryesia e Kuvendit, me kërkesë të LDK-së, ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme për dialogun të mbahet më 31 tetor.
Ishte kërkesë e 42 deputetëve që të mbahej seancë e jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i ka ftuar të gjitha grupet parlamentare të bëhen pjesë e debatit.
“Ftojmë te gjitha grupet politike te bëhen pjese e debatit për rezoluta. Mbrojtja e integritetit territoriale është obligim i të gjithë neve. U vendos që më datë 31 të mbahet seanca dhe shpresojmë që të ketë kuorum”, ka thënë Zemaj.
Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se ka pasur një propozim që nga sot të nisë harmonizimi për rezolutën. Ai ka thënë se beson që do të ketë reflektim nga të gjithë.
“Mesazhi im është të evitojmë interesat tona elektorale e të koncentrohemi në një sfidë që nuk është e lehtë e që është Serbia. Ne e kemi një drejtim të jemi bashkë në platformën nacionale. Ftoj partnerët tanë edhe nga opozita të lënë egot e të ecim përpara”, ka thënë Veseli.
Ai ka thënë se është i bindur se nuk do të ketë kurrë ndarje. Veseli ka njoftuar se Kuvendi do të ketë seancë edhe ditën e enjte.
Ndërsa, Bilall Sherifi i Nismës ka thënë se ende nuk e di se si do të veprojnë në seancën e së mërkurës.
E-Diaspora
-
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran Një nga institucionet më moderne veterinare në Kosovë, i ndërtuar falë bashkëpunimit ndërmjet veterinarit Labinot Osmani... -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër












