Gjuha
Shkolla shqipe në Affoltern am Albis arrin në 52 nxënës
Ata tani për tani zënë vendin e dytë me 52 nxënës, pas shkollës shqipe të Flumsit me 56 nxënës. Vlen të theksohet se në të dy pikat shkollore (në Flums, edhe në Affoltern am Albis) punon mësuesi Vaxhid Sejdiu
Shkolla shqipe në Affoltern am Albis arriti në 52 nxënës, dhe kështu është gati të arrijë apo ta tejkalojë suksesin e shkollës shqipe të Flumsit me 56 nxënës, e cila me vite bart flamurin e shkollës shqipe më të mirë në Zvicër.
Edhe pse Kryesia e L.A.P.Sh-it për Kantonin e Cyrihut, e ka “dënuar” këtë pikë shkollore duke mos e lejuar që të mbahet mësimi në lokalet e shkollës në Affoltern am Albis, ku prindërit para një viti e gjysmë ishin të detyruar të kalojnë në një shkollë tjetër në Obfelden duke marrë përgjegjësinë për ta paguar jo vetëm mësuesin, por edhe klasën, nuk i pengoi ata që ta bëjnë shkollën shqipe ashtu siç e kishin ëndërruar ndër vite.
Ata përveç shpenzimeve materiale gjatë tërë vitit kanë pasur edhe problemin e transportit sepse është dashur të kujdesen, që fëmijët e tyre t’i bartin nga 10 km. në një drejtim, vetëm e vetëm që t’i ndjekin mësimet në gjuhën shqipe.
Pra, Këshilli Prindëror në Affoltern am Albis me të drejtë nuk u pajtua me Kryesinë Kantonale të L.A.P.Sh – it, për Kantonin e Cyrihut dhe nuk pranuan mësues pa pëlqimin e tyre.
Koha iu dha të drejtë dhe sot garojnë për t`u bërë shkolla shqipe më e mirë në Zvicër. Ata tani për tani zënë vendin e dytë me 52 nxënës, pas shkollës shqipe të Flumsit me 56 nxënës. Vlen të theksohet se në të dy pikat shkollore (në Flums, edhe në Affoltern am Albis) punon mësuesi Vaxhid Sejdiu.
Të premten më 26. tetor 2018, mësuesi Vaxhid Sejdiu nuk arriti të mbaj mësimin e rregullt në pikën shkollore në Affoltern am Albis nga numri i madh i nxënësve, të cilët kishin ardhur për t`u regjistruar dhe për të filluar mësimet në shkollën shqipe. Prandaj në kushte të këtilla kjo orë mësimore u shndërrua në një orë parapërgatitore duke marrë edhe karakter festiv, ku kryetarja e Këshillit Prindëror Sahadete Rashiti dhe mësuesi Vaxhid Sejdiu i njoftuan prindërit dhe nxënësit për organizimin dhe planprogramin mësimor.
E gjithë kjo ishte arritur pas një aktiviteti mese një muajsh të kryetares Sahadete Rashiti dhe disa prindërve si, Habibe Bunjaku, Musah Shkodra, Monika Künzi– Shkodra, Xhezair Misini, Sheribane dhe Bajram Kastrati, Shefki Rashiti, Venera Aliti, Nerxhivane dhe Besim Sijarina, Fak Beqiraj, Arjeta dhe Admir Sinanaj, Avdullah Selishta etj., në rajonin Affoltern am Albis dhe Obfelden ku u rrit numri i nxënësve nga 16 në 52 nxënës, gjë që detyroi mësuesin të bëj një organizim të ri të grupeve dhe orëve mësimore. Tani mësimi nuk do të zhvillohet vetëm të premten, por edhe të mërkurën në mbrëmje nga ora 18:00 – 19:45.
Pra, në takimin e fundit qartë u vërejt se prindërit në krye me kryetaren Sahadete Rashiti shumë shpejt do të marrin flamurin e shkollës shqipe me numrin më të madh të nxënësve në Zvicër, duke e ngritur flamurin e gjuhës shqipe lart e më lart në mes të alpeve zvicerane.
Dhe në fund të mbrëmjes prindërore për nxënësit dhe prindërit e tyre u shtrua një Apero, dhe e tërë mbrëmja kaloi në një atmosferë festive, ku u bisedua rreth organizimit sa më të mirë të pikës shkollore. Gëzimi dhe kënaqësia që shihej në fytyrat e prindërve dhe nxënësve është dëshmi e fortë se kjo pikë shkollore, do të vazhdoj aktivitetin edhe më tutje me sukses në shërbim të shkollës shqipe.
Affoltern am Albis
Këshilli Prindëror në Affoltern am Albis
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 Rregullat e reja mbi reklamimin e duhanit për të mbrojtur fëmijët, të miratuara nga parlamenti zviceran... -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim?

















