Autotech
“Volkswagen” dhe “Ford” bashkojnë forcat
Një marrëveshje mes prodhuesit gjerman të automjeteve “Volkswagen” dhe amerikan “Ford” do të zgjerojë në mënyrë të konsiderueshme bashkëpunimin, sipas një raporti të lëshuar nga vetë kompanitë.
“Përveç bashkëpunimit në automjetet tregtare, siç është paralajmëruar, dy gjigantët e sektorit planifikojnë të bashkojnë forcat në veturat elektrike dhe ato pa shofer”, sipas të përditshmes gjermane “Handelsblatt”.
“Duke punuar së bashku, dy kompanitë mund të kursejnë miliarda dollarë dhe të bëjnë progres të madh”, tha “Handelsblatt”.
Zëdhënësi i “Ford”-it tha se diskutimet rreth një aleance me VW përfshijnë një numër sektorësh dhe se ishte shumë herët për të dhënë detaje, transmeton ‘ATSH’.
Shqetësimet janë shprehur në Gjermani se një partneritet mund të kërcënojë vende pune, pasi në fund të shtatorit, CEO i grupit VW, Herbert Diess theksoi se shumë procese pune do të shkonin në fabrikën kryesore që gjendet në qytetin verior të Hanoverit, përcjell albinfo.ch.
“Ky bashkëpunim do të sjellë përfitime ekonomike, por sigurisht që nuk do të rrezikojë vende pune”, theksoi Bernd Osterloh, kreu i komitetit të biznesit të VW.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














