CH-Ballkani
Pas Rrugës së Kombit, edhe autostrada Durrës-Tiranë me pagesë
Ministria e Infrastrukturës nuk ka pranuar ta bëjë publike ofertën për koncesionin e rrugës Tiranë-Durrës, Top Channel ka arritur të sigurojë disa nga detajet më të rëndësishme të saj.
Burime konfidenciale thonë se ofertuesi është një grup i madh indian me disa koncesione autostradash në Azi, por që në Shqipëri është i përfaqësuar nga dy kompani lokale, Albstar, e cila po ndërton stadiumin Arena si dhe kompania Trema Inxhiniering.
Por, si do të preken qytetarët nga dhënia me koncesion e kësaj rruge? Studimi i fizibilitetit, që edhe ky nuk është bërë publik nga qeveria, parashikon dy tarifa.
Për automjetet e vogla do të paguhet 2 euro për çdo kalim, ndërsa për automjetet e mëdha tarifa do të jetë 5 euro.
Projekti për dhënien me koncesion të rrugës Tiranë-Durrës parashikon që kompania private të zgjerojë me dy korsi të tjera rrugën kryesore si dhe do të sigurojë rrugë alternativë kalimi pa pagesë, përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për rrugën e vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa, e cila do të rikonstruktohet po nga kompania private.
Në projektbuxhetin e vitit 2019, qeveria ka vënë si vlerë tavan për këtë koncesion shifrën 49.1 miliardë lekë ose rreth 380 milionë euro.
Dhënia me koncesion e rrugës Tiranë-Durrës është ende në fazë projekti.
Qeveria ka pranuar zyrtarisht se ka marrë një ofertë të pakërkuar, por Ministria e Infrastrukturës deklaroi se kjo ofertë është në fazë shqyrtimi dhe nuk është vendosur ende nëse do të pranohet ose jo.
Ndaj edhe shifrat si ajo e ndërtimit të rrugës, si tarifa e kalimit, janë ende jozyrtare dhe do të përcaktohen përfundimisht vetëm nëse ministria e Transporteve vendos ta pranojë ofertën e koncesionit.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Shqipja në Slloveni: ruajtja e gjuhës dhe identitetit në diasporë Në Slloveni, gjuha shqipe po vazhdon të mbetet një pjesë e rëndësishme e jetës së komunitetit... -
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion -
Shqipëria drejt standardizimit të mësimdhënies së shqipes në diasporë -
“Art Without Limit International Film Festival” për herë të parë në Austri -
Lituani
Kosova shkëlqen në EMO 2026: Ajan Hajrullahu fiton medaljen e bronztë në Lituani
Jeta në Zvicër
-
BE mbështet ndryshime të mëdha për përfitimet e papunësisë – Zvicra mund të preket financiarisht Bashkimi Evropian ka dhënë dritën jeshile për një reformë të rëndësishme në sistemin e përfitimeve të... -
A mund ta bëjë Zvicra më të sigurt blerjen në platformat e huaja? -
Tymi pasiv: Gjeneva nis një fushatë ndërgjegjësimi në tarracat e saj -
Zvicra përballet me rrezik thatësire këtë verë -
Italia kërkon kompensim nga Zvicra për tragjedinë e zjarrit në Crans-Montana












